Departamenti amerikan i Drejtësisë: McGonigal do dënohet për lobimin kundër opozitës

Departamenti amerikan i Dejtësisë konfirmon krimin e kreyr nga këshilltarët e Ramës për lobimin kundër opozitës. Dokumenti: Në mënyrë të veçantë, McGonigal mori të paktën 225,000 dollarë para në dorë nga individi dhe udhëtoi jashtë vendit me individin dhe u takua me shtetas të huaj. Individi më vonë shërbeu si një burim i FBI-së në një hetim penal që përfshinte lobim politik të huaj mbi të cilin McGonigal kishte përgjegjësi zyrtare mbikëqyrëse”, thuhet në njoftim zyrtar.

Departamenti i Amerikan i Drejtësisë bën me dije se Charles McGonigal, ish-agjenti i FBI u deklarua fajtor sot për fshehjen e fakteve materiale për marrjen e tij të pajustifikuar të shumës prej 225,000 dollarë “nga një individ që kishte interesat e biznesit në Evropë”.

Kërkesa u pranua nga gjyqtarja e Gjykatës së Qarkut të SHBA, Colleen Kollar-Kotelly, e cila caktoi seancën e radhës për dhënien e vendimit më 16 shkurt 2024.

“Sipas dokumenteve të depozituara në Gjykatë, nga gushti 2017 dhe duke vazhduar deri në shtator 2018, McGonigal fshehu nga FBI natyrën e marrëdhënies së tij me një ish-oficer të huaj sigurie dhe një biznesmen i cili kishte interesa të vazhdueshme biznesi në vendet e huaja.

Në mënyrë të veçantë, McGonigal mori të paktën 225,000 dollarë para në dorë nga individi dhe udhëtoi jashtë vendit me individin dhe u takua me shtetas të huaj. Individi më vonë shërbeu si një burim i FBI-së në një hetim penal që përfshinte lobim politik të huaj mbi të cilin McGonigal kishte përgjegjësi zyrtare mbikëqyrëse”, thuhet në njoftim zyrtar.

Për këtë akuzë, parashikohet dënim deri në pesë vjet burg.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply