Ronaldo: Nuk kam mbaruar ende, dua të fitoj ndeshje e trofe dhe të shënoj gola

Cristiano Ronaldo duket se nuk po e mendon fare pensionimin nga futbolli.

Ylli portugez foli edhe një herë rreth të ardhmes së tij, pas fitores së mbrëmshme ndaj Al-Ahlit 4:3, në të cilën kontribuoi me dy gola, shkruan Gazeta Express.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” theksoi se ai nuk ndjehet “i mbaruar”, dhe se dëshiron që ende të luajë.

“Ata thonë se Ronaldo ka mbaruar… por nuk është e vërtetë. Do të vazhdoj të luaj derisa këmbët të më thonë: Cristiano, mbarova”, tha ai.

“Kam ende shumë. Unë ende e dua futbollin, më pëlqen ende të shënoj gola. Unë ende dua të fitoj lojëra, tituj dhe trofe”, shtoi CR7.

“Ata thonë se kam mbaruar dhe është koha që unë të mbaroj, por unë ende po e vërtetoj se nuk është e vërtetë”, deklaroi Ronaldo.

Cristiano Ronaldo numëron nëntë gola këtë sezon në elitën e futbollit në Arabinë Saudite.

About Redaksia

Check Also

Neymar rrëfen tmerrin në Paris: Tentonin të më godisnin!

Largimi i Neymar nga PSG nuk ishte i butë, praktikisht siç ndodhë shpesh me yjet …

Leave a Reply