Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha priti sot në një takim një delegacion të raporterëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të përbërë nga Asim Mollazada, Jonut Stroe, Bas Klein dhe Giulia Re, shefe e zyrës së KiE në Shqipëri.
Berisha duke i falenderuar për misionin faktmbledhës, tha se Shqipëria gjendet në mesin e një krize që ka të bëjë me “marrdhënien speciale” mes krimit dhe votes nën qeverisjen e Edi Ramës, ku metastazat e krimit kane pushtuar cdo nivel te pushtetit. Duke i informuar raporterët për zgjedhjet e fundit, Berisha tha se zgjidhja e kësaj marrdhënieje krim-zgjedhje është një nga pikat ku KiE duhet të japë kontribut.
Një pistë e dytë ku Berisha kërkoi ndihmën e KiE është edhe sistemi i drejtësisë, i cili sipas kryetarit të PD është i paralizuar. “Ata që e ngritën këtë sistem nuk ndërhyjnë dot më për ta riparuar sepse janë ‘aksionerë në dështim’”, theksoi Berisha.
Kryetari demokrat i kërkoi dërgatës së KiE që të ndërmjetësojnë për një ndërhyrje të Komisionit të Venecias për një rishikim të reformës së drejtësi në Shqipëri. “Kjo reformë ka qenë politikisht e motivuar”, shtoi ai.
Në zgjedhjet e 14 majit theskoi Berisha, administrata u kthye në ‘polici politike elektorale’ dhe qeveria krijoi 1.3 milion votues nomadë duke u ndërruar në momentin e fundit qendrën e votimit. Berisha kujtoi se qeveria bëri përpjekje për të shkatërruar opozitën dhe emëruar një opozitë sipas orekseve të saj.
Thelbi I demokracisë, shtoi ai është mundësia që u jep qytetarëve që cdo katër vjet të mund të ndërrojnë qeverinë. Ky shans u është hequr shqiptarëve sepse qeveria e mban pushtetin me ndihmëne krimit të organizuar.
Tentakulat e kësaj lidhjeje, shtoi ai u panë në miliona faqet e mesazheve të dekrpituara të platformave Encrochat dhe Sky. “Shqipja ishte gjuha e dytë në Europë në databazën e madhe kriminale që zbuluan policitë e vendeve partnere”, tha Berisha.