Deklarata e pa preçedentë, Rama kërkon ndarjen me forcë të Kosovës

Kur kishin kaluar vetëm pak orë nga rvrasja e policit të Kosovës nga grupi terrorist serb, Rama doli në një deklaratë për mediat jo duke u solidarizuar me Kosovën, por duke i bërë thirrje Komunitetit ndërkombëtar që ti imponohet me forcë Kosovës që të pranojë një konferencë ndërkombëtare për Kosovën.

Plani i një konference ndërkombëtare për Kosovën në një kohë që Kosova është e pavarur në fakt synon vetëm zhbërjen e pavarësisë së Kosovës dhe rikthimin në pikën zero. 

Qëllimi është që përmes kësaj konference ndërkombëtare nën ombrellën e diplomatëve të mbështetur nga Soros, Kosovës ti imponohet ndarja. Kosova e ka refuzuar mbajtjen e një konference të tillë, ndërsa Serbia e ka mbështetur.

Deklarata e Ramës

Tragjedia e humbjes së jetës së efektivit të Policisë së Kosovës është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur. Kriminelët që i morën jetën një njeriu të pafajshëm, i cili shërbente nën uniformën shtetëtore të forcave të rendit të Republikës së Kosovës, duhet të dalin përpara drejtësisë.

Komuniteti euroatlantik duhet të mbledhë të gjithë forcën e tij imponuese dhe të ulë pa kthim, Kosovën dhe Serbinë në tryezën e Dialogut të Normalizimit. Thirrja e një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikqyrjen e garancinë e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, e njëkohësisht marrja e të gjitha masave të jashtëzakonshme me KFOR-in, për moslejimin e eskalimit të mëtejshëm të situatës, janë një domosdoshmëri strategjike jo vetëm për rendin e sigurinë në Kosovë sot, po edhe për paqen e të ardhmen e rajonit nesër, përpara sesa kriza e zgjatur në Veriun e Kosovës të dalë jashtë kontrollit e të kthehet në një zjarr destabilizues për krejt rajonin.

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Të rinjtë në ballë të betejës për fushatën zgjedhore të 11 majit 2025

Partia Demokratike ka zhvilluar ditën e dytë të trajnimit të organizuar në bashkëpunim me Leadership …

Leave a Reply