Këta janë tre nga 4 terroristët serbë të vrarë në Kosovë

Këta janë tre nga katër terroristët serbë që gjetën vdekjen pas sulmit në Kosovë, ndërkohë që propaganda e Vuçiçit po i paraqet ata si heronj, një propagandë e ngjashme me atë të kohës së Milosheviçit kur Vuçiç ishte shefi i propagandës së krimeve të regjimit serb.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar nga ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian që KFOR-i të kujdeset për të gjitha çështjet e sigurisë në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Në shtetet e QUINT-it bëjnë pjesë: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Gjermania dhe Franca.

“Në një nga momentet më të vështira për Serbinë, zhvillova një bisedë të rëndësishme me përfaqësuesit e QUINT-it”, shkroi Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram, pas takimit në Beograd më 26 shtator.

About Redaksia

Check Also

“Ai do të jetë i radhës”, Trump kërcënon presidentin e Kolumbisë

Nga Enton DOÇI Lyon Presidenti Donald Trump i përshkallëzoi kërcënimet e tij kundër Kolumbisë, duke …

Leave a Reply