Krahu i djathtë i Lulit drejton kompaninë e Baton Haxhiut

Agest Kopellaj, të cilin e shihni në fotot e mëposhtme, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së së Bashës, një nga njerëzit më të besuar të tij, ai që i dërgon gotën e ujit kur flet, ai që i dërgon dosjen përpara, ai që shkon përpara çdo takimi, një nga njerëzit më besnik të Erion Isufit, kunatit të Lulzim Bashës dhe Aurelës, bashkëshortes së tij, del që të ketë lidhje me Baton Haxhiun.

Sot CNA ka publikuar dokumentat, ku tregon se Baton Haxhiu merrte një shumë prej 4400 eurosh në muaj gjatë kohës se komisionit hetimor parlamentar dhe zgjedhjeve të vitit 2021, në një media që në atë kohë ishte thuajse totalisht e panjohur, pa folur për faktin që një kompani monopoliste që ofron një shërbim unik, siç ishte inceneratori i Tiranës, sot në sekuestro nga SPAK, i jepte para reklame, për çfarë?

Lulzim Basha dhe Agest Kopellaj

Këto janë pjesë e hetimeve të SPAK-ut, por nga ana tjetër, Adriana Kalaja, një aktiviste, një nga njerëzit afër Partisë Demokratike të Sali Berishës, ka zbuluar midis dokumentave një detaj. /CNA.al

Lulzim Basha dhe Agest Kopellaj

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply