Mësimi që mori Vuçiç të dielën nga Kosova

Një ndër gazetarët malazezë, Shemsudin Sheki Radonçiç, duke analizuar ngjarjet e rënda në veriun e Kosovës të dielën, tha se sado që Aleksandar Vuçiç të përpiqet të bindë se Serbia e tij nuk ka të bëjë fare me aktin aktual terrorist në veri të Kosovës, faktet thonë ndryshe.

“Tri ditë para atij akti kriminal të elementëve serbë në fshatin Banjskë, ku një polic i Kosovës u vra nga të shtënat me snajper dhe një tjetër u plagos rëndë, Aleksandar Vuçiç, rastësisht apo jo, urdhëroi ngritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe, d.m.th. ‘rritje e aktiviteteve të rregullta të Ushtrisë Serbe’. Për këtë qëllim, kolona të gjata të automjeteve ushtarake lëviznin nga Kraleva në Rashkë”, thekson Radonçiç

Dy ditë para akëtij zhvillimi, vijon ai, Vuçiç mohoi integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Më tej, në konferencën për media lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës, Aleksandar Vuçiç nuk tha asnjë fjalë se autoritetet gjyqësore të Serbisë do të bëjnë hetime për përfshirjen e mundshme të shtetasve serbë në atë krim, apo lëshimet e mundshme të pjesëtarëve serbë të shërbimit të sigurisë për shkak të moszbulimit të komplotit të përgjakshëm kundër policëve të shtetit fqinj.

“Ne pamë në vend të kësaj se si Vuçiç i justifikoi pa turp terroristët duke akuzuar, jo më pak, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për aktin e tyre kriminal”.

Sido që të jetë, pas aksionit efektiv të njësive speciale të trajnuara mirë të Kosovës dhe kolapsit të këtij akti terrorist, Vuçiç dhe Serbia morën një mësim:

“Kosova është e fortë dhe sovrane. Ose e thënë më saktë: Vuçiç mbetet pa Kosovën”, përfundon gazetari malazez.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i Kasanof nxori zbuluar axhendën e Kim dhe Escobar!

Nga Armand MAHO Deklarata e zotit Alexandër Kasanof, Zëvendës Ndihmës i Sekretarit të Shtetit për Çështjet …

Leave a Reply