Berisha: Vuçiç kërkon të përgjakë Kosovën, Rama i shpalli plumba të gjitha kritikat ndaj tij!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Vuçiç kërkon të përgjakë Kosovën, Rama i shpalli plumba të gjitha kritikat ndaj tij! Berisha tha se dënon me ashpërsinë më të madhe ndërhyrjet e Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës.
“Dënoj me ashpërsinë më të madhe ndërhyrjet e Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës.
Edi Rama sot është një bashkëfajtor, bashkëdelikuent me McGonigalin dhe nuk ka asnjë tagër moral dhe ligjor të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës.
Edi Rama me ndërhyrjet e tij përpiqet të acarojnë më shumë situatën. Në momentet kur është bërë e qartë për të gjithë botën, se padroni i tij Vuçiç ndërkohë që ulet në negociata në Bruksel, dërgon banda terroriste me uniformë shtetërore dhe armë të ushtrisë për të organizuar ndërhyrje të armatosur në Kosovë.
Kërkon me çdo kusht të përgjakë Kosovën, paçka se Edi Rama vetëm pak javë më parë u tha shqiptarëve dhe botës se aty nuk mund të shkrepet kurrë një pushkë.
Edi Rama doli sot para mediave si një diktator ose i sëmurë psikik.
Qëndrimet e analistëve, gazetarëve, ndaj qëndrimeve të Ramës, mos pajtimin, kritikat e tyre të hapta i shpalli plumba. I shpalli kërko ngase përroi i tij psikik shpërtheu apo i shpalli nga mentaliteti i tij atëror është për tu shqyrtuar. Por të shpallësh plumba kundërshtitë e analistëve, politikanëve, gazetarëve, të qëndrimeve të tij fund e krye si argat i Vuçiç është një akt më së paku antidemokratik”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply