Rekord i “zi” për Mourinhon

Roma bie keq në transfertë përballë Geona-s, pësuan një humbje të rëndë me “poker” golash që vendos një rekord të erret për ekipin kryeqytetas, por dhe për Jose Mourinho-n. 5 pikë në 6 javë, vendi i 16 në tabelën e klasifikimit, kurrë më parë Roma nuk e kishte parë vetën në pozita të tilla që nga koha kur një fitore llogaritet me 3 pikë. Ky është starti më i keq në karrierë edhe për teknikun portugez. Transfera e Geona-s u kthye shpejt në makth për Romën teksa e gjetën veten në dizavantazh që në minutën e 5-të, por ekipi i Jose Mourinho-s u rikthye shpejt në lojë teksa Cristante me kokë barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 22-të.

Atëherë kur të gjithë prisnin reagimin e Romës, Geona realizoi edhe golin e dytë në fundin e pjesës së parë, ku Retegui me një finalizim plot klas dërgoi topin në rrjetë. Roma ishte e pafuqishme për të reaguar ndërsa Geona në çdo zbritje në sulm dërgonte topin në rrjetë. Në fraksionin e dytë realizuan edhe dy herë të tjera duke sigluar shifrat në 4-1.

E kishte shumë të vështirë të gjente fjalët e duhura pas një humbje të tillë edhe një trajner si Jose Mourinho, mjeshtër i deklaratave publike: “Nuk kam shumë për të thënë pas një ndeshje të tillë. Nuk kam folur ende me lojtarët, thjesht i përshëndeta”, u shpreh Mourinho duke bërë në fund edhe një koment për këtë start të errët të Romës dhe rekordin e tij negativ: “Po është e vërtetë, por është i vërtetë edhe fakti që Roma vjen pas dy finaleve Evropiane”, theksoi Mourinho.

“Roma në tokë. Speciali bie në Marassi. Tani klasifikimi shqetëson”, shkruan Corriere dello Sport.

About Redaksia

Check Also

Granit Xhaka nominohet për “Top të Artë”

Granit Xhaka është nominuar për Top të Artë. Mesfushori me origjinë shqiptare, pas një viti …

Leave a Reply