Nga Presidenca e Kosovës kanë reaguar sot ndaj një deklarate të bërë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili teksa iu është përgjigjur kritikëve për idenë e tij që KFOR-it të vendoset në Veri, ka thënë se kjo ka qenë kërkesë edhe e presidentes Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Express.
Zëdhënësi i Presidencës së Kosovës, Bekim Kupina, ka thënë se preisdentja Osmani në çdo takim me partnerët dhe aleatët e ka sqaruar se KFOR-i është reagues i tretë në mbështetje të Policisë së Kosovës si reaguese e parë në secilën pjesë të territorit të saj.
kufitare, ku do të përfshiheshin edhe ushtarët e KFOR-it në mënyrë që të parandalohet hyrja e grupeve terroriste gna Serbia.
“Presidentja Osmani në çdo bisedë dhe takim me partnerët dhe aleatët e ka sqaruar se mandati i KFOR-it, është vetëm si reagues i tretë dhe në mbështetje të Policisë së Kosovës si reagues i parë dhe institucioni kyç për sundimin e ligjit dhe sigurinë në secilën pjesë të territorit të saj.Institucionet e Kosovës kanë kërkuar mbështetje nga NATO-ja, që patrullimet në zonën kufitare t’i përfshijnë edhe ushtarët e NATO-s, përkrah policëve të Kosovës në mënyrë që të parandalohet hyrja e grupeve terroriste dhe sulmet nga Serbia”, ka thënë Kupina, shkruan Express.
Tutje Kupina ka thënë se s’bëhet fjalë për marrjen e kompetencave të institucioneve nga KFOR-I, por për mbështetje të institucioneve të Kosovës në ndalimin e agresionit nga Serbia.
“Policia e Kosovës ka mandat të plotë në të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa me NATO-n, ka bashkëveprim dhe koordinim të ngushtë, siç e dëshmon edhe reagimi e operacioni policor gjatë sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023.Pra, nuk bëhet fjalë për marrjen e kompetencave sovrane të institucioneve të sigurisë së Kosovës nga KFOR-i, por për mbështetjen e institucioneve të Kosovës në ndalimin e agresionit nga Serbia”, ka thënë Kupina./GazetaExpress/