Shehaj: Thirrja e turpshme e Ramës për tërheqjen e Policisë nga veriu, në dëm të Kosovës

Deputeti i PD, Agron Shehaj, e ka vlerësuar mjaft qëndrimin e mbajtur nga SHBA ndaj Kosovës pas sulmeve terroriste në Banjskë. Nga ana tjetër, ai e ka dënuar si të turpshme, thirrjen që ka bërë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Thirrja e SHBA-së për tërheqjen e trupave serbe nga kufiri me Kosovën dhe angazhimi për rritjen e trupave të NATO-s janë lajme të mira për të gjithë shqiptarët. Këto janë të vetmet qëndrime që garantojnë paqen dhe sigurinë e Kosovës.

Këtë duhet të kishte kërkuar Kryeministri i Shqipërisë dhe jo thirrjen e turpshme dhe në dëm të Kosovës për tërheqjen e Policisë së Kosovës nga Veriu me shumicë serbe dhe zëvendësim e saj me KFOR-in. Të kërkosh heqjen e Policisë së Kosovës nga veriu është një hap pas për Kosovën e sidomos pasi tregoi profesionalizëm maksimal duke kthyer prapa sulmin e mirorganizuar kriminal serb”, shkraun Shehaj në Facebook.

About Redaksia

Check Also

Eksodi nuk ndalet, kryesisht i të rinjve!

Migracioni vazhdon të jetë një nga shtyllat kryesore që formëson ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Sipas …

Leave a Reply