Nga Rezenbrik SERJANI
*Kundërpërgigje ndaj këshilltarit bashkiak, Vlorë
Me gjuhën e injorancës dhe kapadaillëkut prej kodoshash, që ju japin postet e korrupsionit, andartët e sektit Rama, injorantët funksionalë të sistemit të patronazhimit që sekti Rama e ka ngritur në kult, këshilltari i sektit në Bashkinë Vlorë, Ilir Aliaj, shfryn gjuhën e urrejtjes dhe rracizmit ndaj popullatës çame në fshatin Babicë, Vlorë!
Kafshërisht, këshilltari injorant, patronazhisti elektoral, i denduri i sektit, shkel çdo normë e parim, duke shfryrë urrejtshëm ndaj popullsisë me origjinë çame në fshatin Babicë, Vlorë.
Ai nuk bën gjë tjetër, thjesht se dëshmon ithtarizmin e tij ndaj sektit ku bën pjesë, ku antishqiptarizmi është politika primare mbi të cilën Shefi dhe Sekti i tij kanë aplikuar këto 10 vjet mbi çdo shqiptar, nga veriu ne jug.
Gjuha rraciste e këtij mjerani-patronazhist, dëshmon shkeljen e çdo parimi njerëzor, duke e kthyer atë në monument turpi!
Duke u nisur nga gjuha mjerane e patronazhistit të lartpërmendur, kam dy fjalë:
-Popullsia me origjinë çame, e lokalizuar në Vlorë e në çdo cep të Shqipërisë, përbën një fond të artë kulturor e shpirtëror.
-Krahina e Çamërisë dhe Arpica në veçanti janë dy dëshmi të gjalla të të qenurit mrekulli natyrore, ekonomike e tregtare.
-Popullsia çame, është dëshmia më e gjallë e shprehjes: “U ngritëm si Feniksi, nga hiri” ; dhe kjo për faktin se kjo popullsi ku unë krenarisht bëjë pjesë, ka të kalitur aftesinë e shkëlqyer të menaxhimit, kjo e treguar kryesisht ne profilin ekonomik e tregtar.
-Fondi kulturor, artistik, gastronomik e shpirtëror i popullsisë çame është nga më të vyerat, e nderuarat, si mrekulli e gjallë e kombit shqiptar.
-Kërcimet e këngët çame janë ato që edhe sot e kësaj dite të japin emocione të forta e “të dredhin mishin”.
-Popullsia çame në Vlorë ka pasur një rol të jashtëzakonshëm në integrimin e qytetit dhe prurjen e nje fryme të mirë bashkëjetese.
-Çamët, janë nga të paktët që nën kamzhikun e persekucionit komunist, ruajtën besimin fetar dhe nuk mohuan ekzistencën e Zotit.
Prandaj gjuha që përdore të bën të jesh me origjinë nga ASKUND!