Taulant Balla konfirmon se është në aleancë me krimin

Ylli MANJANI

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, bëri një koment skandaloz në lidhje me kërcënimin me jetë të dy prokurorë nga banda e Laert Haxhiut. Ai tregoi se e njeh mirë krimin dhe është në aleancë me të,

“Populli shqiptar ka një shprehje të bukur “qentë që lehin, nuk të hanë”, tha ai, duke iu referuar bandës së Laert Haxhiut. Pas këtij komentoi reagoi edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

“Ua ua ua ua ua

“Qeni që leh nuk ha”- thotë Taulant Balla.

Kjo është mbrojtja që qeveria i ofron prokurorëve dhe avokatit të kërcënuar me jetë.

Kjo lloj “mbrojtje” tregon se qeveria është në aleancë me “qenin që leh”. Ajo e di mirë se cili qen të ha e cili jo. E konfirmon ministri i brendshëm këtë gjë. Ndryshe nuk shpjegohet se përse është kaq e sigurtë qeveria që nuk të “ha qeni”…

Të papërgjegjshëm!

****

Kryeministër,

Hiqi rojet Ministrit të Brendshëm se nuk ta nget asnjë soj qeni! (Ndjesë racës së qenve)

Vëri rojet në shërbim të prokurorëve që u rrezikohet koka!

Mbroni shtetarin, se për këtë punë paguheni, jo për të lehur për qentë të lehin…

Bahh!”, shkruan Manjani.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply