Nga Alba KEPI
Romë
43 minorenë shqiptarë pa prindër, 42 djem e 1 vajzë, kanë mbêrritur brenda këtij muaji në Itali e kanë kërkuar mbrojtje e shkollim nga shteti italian.
Rreth 1300 minorenë e nxënës shqiptarë po pa prindër e familje, strehohen nga shërbimet sociale italiane duke i dhënë mundësi formimi e arsimi në Itali.
Mbi 8000 studentë shqiptarë frekuentojnë universitetet italiane e me dhjetra mijëra të tjerë janë nxënës të cikleve të ndryshme e fëmijë emigrantësh që hallet e mos shpresa në ardhe i kanë cuar të emigrojnë në këtë vend.
Shkollimi është përgjegjësi e të drejta. Përgjegjësi për të formuar, edukuar e kontribuar në vlera e virtyte tê shoqërisë dhe garanci për mundësi, meritokraci e motivimin të studentëve tê rinj.
Statistikat, raporte kombëtare e ndërkombëtare, flasin për një situatë katastrofike të sistemit arsimor në Shqipëri.
Shteti ka dêshtuar, politika shtetërore e reforma arsimore ka dështuar.
Propaganda e “sukseseve” e ekselencave shqiptare nis e mbaron në degë universitare pa studentë e rrezik mbyllje, shkolla professionale që nuk krijojnë burime njerëzore prodhuese, kompani që importojnë krahë pune nga jashtë.
Degë profesionale të boshatisura rrëfejnë diagnozën e një politike jo kombëtare e pa vizion zhvillimi për vendin.
Eksodi i shqiptarëve në këtë 2023 e i të rinjve në vecanti është dramatik sot e mbi të gjitha pêr dekadat e ardhshme.
Ndërsa janë hapur dyert e Universiteteve shqiptare pêr studentë italianë mjekë të ardshmëm në Itali, shteti me papërgjegjësinë e tij përze nxënës e të rinj shqiptar që dhe të vetëm e minorenë largohen nga ardhur vetëm për t u formuar.
Ministrja e Politikave rinore merret me krijimin e rretheve si dikur Pionerët e Enverit e Ministrja e Arsimit kalon nga bluzet e bardha tek uniformat shkollore.
Pa të rinj e pêrgatitje profesionale Shqipëria nuk ka as energjinë për të mbrojtur demokracinë.
Teknikracuzmi i shtetit po vepron si genocid kulturor e social.
Shkollat pa nxënës e degë universitare pa studentë është alarm kombëtar!