Nga Adriana KALAJA
Më datë 11 gusht 2023, bazuar në të drejtat tona kushtetuese, i’u drejtuam Bashkisë Tiranë me një kërkesë për vënien në dispozicion të “Projektit Teknik”, që i korespondon Lejes së Ndërtimit Nr. 163/3 datë 19.06.2023 të kësaj bashkie për “Godinën e Teatrit Tiranë Faza I-rë”.
Është në kufinjtë e të pabesueshmes përgjigja që na vjen nga një prej të punësuarave të klanit mafioz Veliaj, Frida Pashakos, e cila shkel haptaz ligjin duke u përgjigjur pas 40 ditësh, ndërkohë që ligji parashikon kthim përgjigje brenda 10 ditësh:
“Leja e ndërtimit me nr. Prot. 163/3, datë 19.06.2023 nuk është miratuar nga Bashkia Tiranë. ……. Bashkia Tiranë nuk është organi i vetëm kompetent për dhënien e lejeve të zhvillimit/ndërtimit…..”.
Besojmë se të gjithë e kuptojnë se sa e turpshme është kjo përgjigje tipike për një klan mafioz dhe aspak për një institucion shtetëror, ku nëpunësja e institucionit ose klanit, i bindet verbazi padronit të saj.
Nëpunësja e institucionit të klanizuar ose “autorja” e kësaj shkrese pas 40 ditësh vonesë, ka dashur të sqarojë se:
Kush e ka lëshuar Lejen e Ndërtimit ndërkohë që sipas shkresës, që ju paraqesim më poshtë, në objekt kemi kërkuar “projektin teknik” , të cilën padroni i saj ka deklaruar se e ka zhvilluar pranë Bashkisë Tiranë, ashtu si për shoqërinë “Agi Kons” sh.p.k., argumente të cilat do t’i shtjellojmë nesër.
Pyetjet që ne shtrojmë për bashkëpunëtoren Fridë të klanit mafioz janë:
– Ku e gjen guximin të shkelë ligjin kaq hapur?
– Kush e ka marë “nën mbrojtje” dhe kush ia garanton paprekshmërinë, kësaj pjestarjeje të haremit (haremxhies), e cila nuk ka frikë përgjegjësinë para ligjit?
Përgjigjet i dimë të gjithë ashtu siç dimë që ka një përpjekje të madhe të shërbëtorëve të Veliajt që fajin për shembjen e Teatrit Kombëtar duan ta kalojnë 100 % te Edvini i Kristaqit sepse “ai e urdhëroi ….pa urdhërin e tij nuk bëhet gjë….se ai e kishte fiksim, e kishte personale me artistët prej….” etj., etj.
Të gënjehet kush dëshiron të gënjehet dhe kush paguhet që të “gënjehet”.
Për ne fajtorë janë të gjithë.
Nga i pari tek i fundit.
280 zyrtarë të kallëzuar penalisht nga ne Qendrestarët.
Ashtu sikundër dhe ata gazetarë që paguhen nga paratë e inceneratorëve për të mbuluar veprat penale dhe aferën korruptive, që lidhet me Teatrin Kombëtar.
Ndryshe nuk shpjegohet, që të gjitha mediat, të cilat paguhen nga inceneratori inekzistent i Tiranës dhe Kunati i atij që e tradhëtoi më 17 maj, Lulzim Bashës, në unison propagandojnë dhe i thurrin elozhe punës me goditje të përqëndruar që banditi Veliaj po bën me “Teatrin e Ri… me shtëpinë e artistëve që po ndërtohet me ritme të shpejta…e dhomat me sipërfaqe kaq e aq….”, sikunder propogandojnë 360 gradë, Tvsh, Report tv, Koha jonë etj. Me siguri shifra duhet të jetë e kënaqshme, përderisa marrin përsipër të hyjnë deri në detaje dhe ne me të drejtë na lind pyetja:
– Ku e panë projektin këta “gazetarmenët”, kur bashkëpunëtorja në krim e quajtur Frida, me urdhër të padronit të saj Veliaj nuk e tregon?
– Apo u’a ka treguar Shkëlqim Fusha dhe Gentjan Sula?
Të bie në sy një “koeçidencë rastësore”, që data e kronikave të gazetarëve, që me sa duket nuk do pastrohen kurrë nga plehrat që i kanë mbuluar dhe po u marrin frymën, korespondon me datën e shkresës së firmosur nga klanistja Frida.
Këto “rastësi” nuk janë dhe aq të rastësishme dhe vërtetojnë se:
– Akuzat tona janë të drejta dhe ndërtimi i Teatrit të ri është thjesht një pretekst dhe mbase teatër as që do të ndërtohet fare.
– Trualli i Teatrit Kombëtar u duhet vetëm për të ndërtuar kulla.
– SPAK drejtohet nga dyshja kriminale Rama – Veliaj dhe ky i fundit do arrestohet vetëm kur të japë urdhër ai i pari.
– U legjitimuam të bëjmë kallëzimin e rradhës dhe me gjithë ndikimin e mafies në SPAK, ato dosje një ditë do hapen.
Mbi të gjitha, u vërtetua që ne i çojmë gjërat deri në fund, dhe për këtë kemi dhënë prova.
Kushdo që ka firmosur për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe “ndërtimin” e Teatrit të Ri korruptiv do shkojë pas hekurave dhe, me paratë e tyre, do Rindërtohet,
Teatri Aty dhe Ashtu Siç Ishte.
Më poshtë ndiqni përgjigjen e Bashkisë Tiranë.