Pse nga gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që kanë patur dosjet e Lulzim Bashës vetëm Arben Kraja është në sistem?

Nga Adriana KALAJA

Në vijim të statusit të djeshëm theksova se, më shumë të rrezikuar Gjyqtarët dhe Prokurorët janë nga mafia e veshur me pushtet……, por sot po e shtoj dozën.
Edhe nga “opozitarë” pazarexhinj e gjobaxhinj si Lulzim Basha.
E tillë është dhe situata me Luzim Bashën, i cili të gjithë çështjet penale i ka mbyllur me prodedurë.
Shumë miq të mi, mbase me të drejtë thone se nuk ja vlen të merresh me atë të paburrë, por unë mendoj se publiku duhet të njihet me faktet dhe të vërtetën.
Më ngacmoi një deklaratë e Lolos së banditit Taulant Balla, alias Lulzim Basha lidhur me imunitetin e parlamentarëve nëse ata hetohen nga SPAK (foto 1).
Në lexim të parë nuk ka asgjë shqetësuese kjo deklaratë, nese nuk harron sjelljen e këtij mashtruesi të çertifikuar sa herë i është dashur të përballet me drejtësinë.
Askush nuk ka luksin të harrojë akrobacitë e këtij kllouni sa me raporte e sa me procedurë, ndërkohë që Kryetari real i PD-së, atij që dikur Lulzimi i ngjitej si ai pas këpuce (shih foton 2), ka qenë gjithmonë drejt kufizimit të imunitetit të deputetit e deri aty sa ka propozuar dhe ndryshimet ligjore për të hequr parashkrimin që lidhet me veprat penale të konsumuara nga Kryeministri dhe Ministrat e Kabinetit.
Lulzimi jo vetëm nuk bie dakort, por është aq koshient nga ajo që e pret nëse hiqet parashikimi ligjor i parashkrimit, sa lëshon mufka të tilla që atij në fakt i shkojnë shumë.
Dy dosje shumë të mëdha e që lidhen me Lulzim Bashën janë:
1. Rruga e Kombit.
2. Lobimi dhe paratë Ruse.
Kush ka qenë fati i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve që janë marë me këto dy dosje të Lulzimit, përveç Arben Krajës:
I. Gjyqtarët:
1. F. Hajdari.
2. A. Brozi.
3. A. Malaj.
4. Sh. Beçaj.
5. Sh. Mustafa.
6. L. Sallaku.
II. Prokurorët:
1. A. Selmani.
2. V. Muçmataj.
3. E. Karanxha.
4. K. Hysenaj.
5. E. Imeraj.
Lidhur sa më sipër, dua të sqaroj se dy prokurorë të cilët kanë patur dosje të Lulzimit kanë dhënë dorëheqjen:
1. N. Gjoka.
2. A. Gjana.
Po kështu, Prokurori Gj. Thaka ka shkuar për “edukim” nga KPK dhe besoj do ketë fatin e kolegëve të tij.
Vlen të theksoj faktin se kur Prokurore I. Imeraj njëkohësisht Drejtuese e Prokurorisë së Tiranës dërgoi letrën e dytë të porosisë për shtetasin amerikan Nikolas Muzin, ka filluar një përndjekje e kësaj të fundit nga tre personazhe të korruptuar e të kriminuar që kulmoi me shkarkimin e saj nga KPA e Ina Ramës, deri edhe me deklarata në media të ndryshme:
1. Yuri Kim.
2. Luigi Soreca.
3. Lulzim Basha.
Mund të ketë edhe Gjyqtarë dhe Prokurorë të tjerë që kanë ludhje me dosjet e Lulzim Bashës dhe që unë mund t’i kem harruar dhe, në këtë kuptim ju ftoj t’i shtojmë në listën e gjatë.
Sa për deklaratën e të paburrit Lulzim, e ka vetë në dorë.
T’a fillojë me “heqjen e imunitetit” nga vetja.
Të shkojē në SPAK e të kërkojë riçeljen e hetimeve për të dy dosjet e mëdha që ka larguar nga sistemi i Drejtësisë 14 Magjistratë.
Pyetja që shtroj unë është që:
– Çfarë dinte Arben Kraja për Lulzim Bashën që nuk e dinin Magjistratët e tjerë dhe nuk pësoi fatin e tyre?
Po pres përgjigje nga Lulzimi.
Unë nuk lodhem, dhe ai e di mirë.
Kam një ves që çoj gjërat deri në fund.
Dhe fundi është kur ai bashkë me Grupin e Strukturuar Kriminal drejtuar nga miqtë e tij Rama-Veliaj të shkojnë pas hekurave.
Dhe vesi del me shpirtin t’i kujtojë dikush Lulzimit – themi ne Tironsit.
PS 1: Pse hoqi dorë nga padia për shpifje Lulzimi ndaj banditit e mikut të tij Veliaj, që deklaroi se pasi kishte bërë 4 vila, kishte kërkuar leje për vilën e 5-të?
PS 2: Është dhe një gjyqtar tjetër që ka shpëtuar nga pazaret dhe gjobëvëniet e Lulzimit dhe, jo vetëm prej Lulzimit por edhe prej aktivizimit të familjarëve të tij dhe lidhjeve me të akuzuarit e grupit të strukturuar kriminal “metaforfoza” dhe “tigrin” e drejtësisë, fakte që sapo do i gjej do J’ua vë në dispozicion.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply