Trajneri i Çekisë: Në Shqipëri luajmë për gjithçka!

Selektori i Kombëtares së Çekisë, Jaroslav Silhavy e pranon se ekipin e tij e pret një ndeshje mjaft e vështirë në “Air Albania” kundër Kombëtares shqiptare.

Mirëpo, trajneri çek insiston se skuadra e tij do ta kërkojë fitoren kundër Kuqezinjve për ta marrë primatin në grup.

Aktualisht, “Shqiponjat” prijnë me 10 pikë, dy më shumë se çekët, të cilët e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. E ajo e 12 tetorit po konsiderohet si më e rëndësishmja për të dyja Kombëtaret, në garë për t’u kualifikuar në Euro 2024.

“Ne jemi optimistë, besojmë se mund t’ia dalim mbanë. Është një fakt i mirë që të gjithë lojtarët tanë janë në formë. Nuk dua të bëj ndryshime menjëherë në çdo takim. Ne e dimë se çfarë na pret atje”, theksoi fillimisht Silhavy.

“Kemi disa informacione nga polakët që humbën 0-2. E pamë ambientin, shqiptarët kanë shumë temperament. Shkojmë atje për fitore”, vazhdoi selektori i çekëve

“Ndeshja në Shqipëri ndoshta do të jetë shumë më e vështirë se ajo që e kishim në shtëpi me ta. E kemi bërë vetë të vështirë, por besoj se mund t’ia arrijmë qëllimit kur bëhet fjalë për të luajtur për gjithçka”, përfundoi Silhavy.

Selektori çek e zbuloi sot edhe listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e tetorit, ku u pa mungesa e sulmuesit të rëndësishëm, Patrick Schick.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …

Leave a Reply