Kryetari i PD, Sali Berisha, tha sot se socialistët e kanë kthyer Kuvendin në një tempull albanofobie, duke mos diskutuar rezolutën për Kosovën dhe duke mos dënuar deklaratat skandaloze të Edi Ramës. Berisha tha se, deklaratat e Ramës u diktuan nga Beogradi.
“Kjo është një seancë albanofobike. Kjo është një seancë antishqiptare. Këta shtrojnë tezën se ne po shfrytëzojmë Kosovën. Ç’po kërkojmë ne këtu? Ne po kërkojmë rezolutën dhe debatin për Kosovën, të cilën Parlamenti Europian e bëri pardje.
Tani, t’u shtroj një pyetje unë ju: kush duhej të ishte parlamenti që duhej të reagonte më shpejt? A nuk duhej të ishte parlamenti i Shqipërisë? Pse nuk reagoi? Sepse Edi Rama nuk e lejon. Sepse Edi Rama shtron në Tiranë dhe në arenën ndërkombëtare, tezat e Aleksandër Vuçiçit.
Edi Rama deklaroi në Financial Times, dhe po sqaroj këtu, deklaroi se e korrigjoi, por nuk korrigjoi shprehjen ‘no mens land’, që veriu i Kosovës është toka e askujt.
Çfarë deklaroi dje ministri federal i kabinetit të Olaf Scholz? Vuçiçi dërgoi trupat në Kosovë njëlloj si Putini në Krime. Po si ka mundësi të jeni të tillë? Juve ju ka verbuar sytë albanofobia.
Çfarë shqiptarësh jeni ju që mbroni këto qëndrime? Po a ka qëndrime më armiqësore ndaj Kosovës se këto? Po çfarë po keqpërdorim ne për qëllime tonat? Po kërkojmë debatin për Kosovën, të cilin Parlamenti Europian e bëri tre ditësh para nesh.
Po kërkojmë të dënojmë deklaratat e Edi Ramës, se ato janë deklarata të diktuara kryekëput nga Beogradi. A ka turp më të madh për këtë parlament. Ky sot është tempulli albanofobie. Është shpellë albanofobie. Është turp albanofobie!”, tha Berisha.
Check Also
Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD
Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …