Noka: Po i fusni thikë pas shpine Kosovës, jeni të zhytur nga koka te këmbët!

Deputeti i PD, Flamur Noka ka lëshuar akuza në drejtim të qeverisë Rama, se po i fut thikë pas shpine Kosovës. Ai tha se maxhoranca sot është e zhytur nga koka te këmbët.

“Jeni të zhytur nga koka te këmbët. Përdorni kukullat Matrioshka, ushtarët e Taulantit, që të hiqni vëmendjen nga thelbi. A mund të thuhet se Kosova është tokë e askujt? Apo është tok brez pas brezi shqiptare! Kë përfaqësoni ju këtu? Interesat e popullit shqiptar apo të tjerë? Na tregon zonja Spiropali se nuk është Kosova çështje e politikës së jashtme. A është tradhti kombëtare, thikë pas shpine kjo që po bëni me Kosovën?”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Drejton aksionin e IKMT në Theth, gazetari: Fatmir Metaj, i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit

Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se Fatmir Metaj, i cili po drejton aksionin e IKMT-së …

Leave a Reply