Përplasja, opozita dëbon Nikollën nga poltroni i Kryetares së Kuvendit

Ka nisur dhe ka përfunduar me debate të forta seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa deputetët e opozitës kanë bllokuar disa herë foltoren.

Pas një dite maratonë, në orët e mbrëmjes së sotme, deputetët kanë bllokuar foltoren dhe podiumin e qeverisë, pas debatit për Reformën Zgjedhore, kur pozita refuzoi të votojë ndryshimet. Pas këtij momenti deputetët e opozitës rrethuan foltoren dhe podiumin e qeverisë, situatë kjo që ka bërë që seanca e sotme të anulohet nga drejtuesja e Kuvendit.

Sakaq, në një deklaratë për mediat Gazment Bardhi tha se opozita ka të drejtë të caktojë përfaqësuesit e vet në komisionin e reformës zgjedhore.

“Ka një tentativë të qartë të grupit të PS për të penguar përfaqësimin e opozitës në këtë komision për të zvarritur realizimin e reformës zgjedhore.

Nëse opozitës i mbyllet çdo hapësirë, Kuvendi nuk mund të funksionojë në mënyrë normale. Kur nuk realizohen kërkesat e interpelancës, kur nuk lejohen komisionet, kjo do të thotë se parlamenti ka humbur çdo mundësi bashkëjetese normale mes pozitës dhe opozitës”, u shpreh Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply