Berisha: SKAP-i i partisë e kishte dosjen e farsës elektorale, por nuk bëri asgjë ndaj organizatës kriminale në pushtet

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, SKAP-i i partisë e kishte dosjen e farsës elektorale, por nuk bëri asgjë ndaj organizatës kriminale në pushtet.
“Çdo dokument i këtij libri u është dërguar të dy misioneve vëzhguese, misionit të OSBE/ODIHR dhe misionit të Këshillit të Europës.
Pra, ka qenë një komunikim konstant me ta.
Ky raport dhe libri i zi faktojnë se kabineti qeveritar është një organizatë kriminale, jo vetëm për vjedhjet e parave, jo vetëm për lidhjet me bandat, por edhe për krimin e organizuar elektoral.
Është një organizatë kriminale, e përjashtuar nga ligji, sepse SKAP-i i partisë, kishte dosjen me të gjithë dokumentet dhe nuk bëri asnjë veprim ndaj Edi Ramës, Damian Gjiknurit, Ulsi Manjës, Taulant Ballës, etj. Kjo e bën edhe më dramatike situatën”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP, agjendë intensive me liderët europianë

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, është nisur drejt Brukselit për të marrë …

Leave a Reply