Berisha: Të gjitha të vërtetat tona janë çetifikuar plotësisht nga raporti i OSBE/ODIHR

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një konference shtypi në PD lidhur me raportin e OSBE/ODIH për zgjedhjet e 14 majit 2023, tha se, të gjitha të vërtetat tona janë çetifikuar plotësisht nga raporti i OSBE/ODIHR.
“Së pari, ne me qytetarët po flasim me të vërteta dhe fakte, të cilat me kënaqësi konstatoj se janë certifikuar plotësisht nga institucioni i pavarur i zgjedhur nga komuniteti ndërkombëtar për të vëzhguar zgjedhjet në të gjithë hapësirën euroatlantike, në të gjithë hapësirën e OSBE-së.
Ne vlerësojmë se, çështjet themelore që paraqiten në këtë libër, në respektin më të madh të mbrojtjes së votës së qytetarëve dhe dënimit të kriminelëve elektoralë, janë pasqyruar në raportin e OSBE/ODIHR.
Asgjë nuk bind më shumë se e vërteta njeriun. Sa i përket çështjes së dytë, pa diskutim PD është në një analizë, do të vazhdojë analizën dhe do i përmbahet me përpikmëri statutit të saj”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Banorët e Roskovecit protestojnë kundër ndërtimit të TEC-it

Dhjetëra banorë të pesë fshatrave të Roskovecit protestuan kundër miratimit të një projekti për ndërtimin …

Leave a Reply