Mediat serbe çmenden për banderolën e tifozëve të AEK-ut: “Tradhti në mes të Athinës”!

Një nga momentet që tërhoqi më së shumti vëmendjen në ndeshjen e Europa League mes AEK-ut të Athinës dhe Ajaxit ishte edhe një banderolë e hapur nga tifozët grekë. Në të shkruhej me të madhe se “Kosova është Shqipëri”, me tifozët e AEK-ut të Athinës që dolën kështu hapur në krah të shqiptarëve, ndryshe nga sa bënë para disa ditësh tifozët e Olympiacos.

Por, kjo banderolë nuk ka kaluar pa u komentuar në mediat serbe, të cilat si gjithnjë nuk e lënë mënjanë dramën duke i kërkuar edhe llogari grekëve për atë, që sipas tyre, konsiderohet si një tradhti në mes të Athinës.

“Përse e bën këtë vëllezerit grekë? Një tradhëti në mes të Athinës dhe që lëndon shumë popullin serb”, shkruan novosti.rs.

“Një thikë në zemër për serbët nga ana e tifozëve grekë, vëllezër nuk e prisnim këtë nga ju. Ja slogani që i tronditi të gjithë në Serbi. Para pak kohësh, tifozët e AEK kishin një tjetër qëndrim, nuk e dimë se çfarë ka ndodhur”, shkruan kurir.rs.

“Grekët i ngulën një thikë pas shpine Serbisë”, shkruan sport.alo.rs.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …

Leave a Reply