BE, reagim të fortë kundër Serbisë për sulmin terrorist

Bashkimi Evropian ka ripërsëritur që pret nga Serbia që të bashkëpunoj pa kushte për hetimet lidhur me zbardhjen e plotë të sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha të hënën para gazetarëve, se askush nuk duhet të fshihet prapa qëndrimeve rreth statusit si pretekst.

Këto komente ai i bëri pasi u pyet nga gazetarët se kë duhet të bashkëpunojë Serbia në hetime pasi Beogradi thotë se nuk e njeh Kosovën.

“Pritjet tona nga Serbia janë jo vetëm që të ketë nga ajo bashkëpunim të plotë, por të ketë bashkëpunim pa kushte. Nëse ka vullnet, ka edhe rrugë dhe askush nuk duhet të fshihet prapa formaliteteve si njohja e palës tjetër apo mosnjohja. Ka shumë rrugë se si mund t’i shkëmbeni evidencat, si mund të bashkëpunoni dhe si mund të kontribuoni plotësisht në hetime”, tha Stano.

“Bashkëpunëtori i djalit të Vuçiqit i përfshirë në sulmin në Banjskë” – dy javë pas sulmit terrorist, autoritetet kosovare vazhdojnë me prezantimin e dëshmive të reja

Duke ditur se një numër i shteteve anëtare të BE-së, kanë kërkuar vendosjen e masave ndaj Serbisë, zëdhënësi i BE-së, u shpreh se për këtë do të vendosin pas përfundimit të hetimeve.

“Qëndrimi i BE-së ka qenë shumë i qartë se ne presim bashkëpunim të plotë dhe pa kushte nga Serbia, por edhe nga çdo kush që mund të kontribuoj që të kemi një rezultat të këtyre hetimeve së shpejti, pra të kemi një pasqyrë të qartë se çfarë ndodhi, pse ndodhi, kush mori pjesë dhe kush e organizoi, dhe bazuar në këtë BE-ja do të vendos se çfarë do të jenë hapat tjerë në raport me Kosovën, Serbinë, dialogun dhe rajonin”, tha Stano.

Stano nuk u është përgjigjur as pyetjeve se a ka BE-ja informata nga Beogradi nëse është akuzuar dikush tjetër për këtë akt përveç Radoiçiqit, që veçse e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

“Ajo që ndodhi më 24 shtator është diçka aq serioze sa që duhet të sqarohet në tërësi, sepse do të ketë pasoja. Nuk dua të hyj në komente individuale në këtë fazë të hetimeve, sa njerëz ishin përfshirë e sa jo.

Zëdhënësi i BE-së më tej shtoi se në margjinat e samitit në Granda të Spanjës, përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Jose Borrell ka pasur takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Mesazhi nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, është gjithashtu mesazh edhe i gjithë shteteve anëtare të BE-së dhe partnerëve ndërkombëtarë, për Kosovën dhe Serbinë që të rikthehen në dialog, sepse është e vetmja rrugë për të zgjidhur çështjet që qojnë në normalizim të raporteve mes dy vendeve dhe ulje të tensioneve”, tha Stano.

About Redaksia

Check Also

“Trump, turp i civilizimit”, Linda Rama thotë se ka të njëjtin mendim me Edin për Presidentin amerikan

Linda Rama pohon sot se ka pasur të njëjtin mendim me bashkëshortin e saj kur …

Leave a Reply