Kryetari i PD, Sali Berisha tha në mbledhjen e kryesisë se, Rama përdor një peng të shpërfytyruar nga çdo lloj integriteti moral, politik, njerëzor, të çfarëdollojshëm, që quhet Lul Brava.
“Edi Rama shpalos çdo ditë e më shumë në Shqipëri, psikologjinë e etërve të tij xhelatë, të pushtetit pa opozitë.
Edi Rama do të kontrollojë çdo gjë, të gjitha pushtetet në këtë vend.
Ka krijuar atë që në gjuhën popullore quhet shpif-opozitë. Në gjuhën aktuale, fake-opozitë.
Përdor një peng të shpërfytyruar nga çdo lloj integriteti moral, politik, njerëzor, të çfarëdollojshëm, që quhet Lul Brava. Dhe do t’ua servirë shqiptarëve këtë, si opozitarin e tij”, tha Berisha.
Check Also
Rezoluta skandal e Partisë-Shtet/ Rama, ultimatum SPAK-ut deri më 23 gusht
Partia-Shtet i ka dhënë ultimatum SPAK që të reflektojë deri më 23 gusht në lidhje …
Gazeta RD