Qytetarë çohen nga kafenetë dhe i bashkohen protestës të studentëve

Studentët e Mjekësisë kanë lënë auditorët dhe janë duke marshuar në drejtim të Ministrisë së Arsimit ku do të bëjnë dhe thirrjet e tyre kundër ligjit që bie ndesh me interesat që ata kanë.

Bojkoti i tyre vijon që nga nisja e vitit akademik më 2 tetor. Siç kanë paralajmëruar do të ketë një përshkallëzim të tij, duke shkuar në protesta të vazhdueshme.

Studentët janë kategorikisht kundër ligjit të ri për Mjekësinë, për të cilin thonë se i mban ata peng pas përfundimit të studimeve.

“Bashkohuni me ne“, kanë qenë disa nga thirrjet e tyre dhe menjëherë iu janë bashkuar disa persona të cilët ishin të ulur në kafenetë përgjatë rrugës së Dibrës.

About Redaksia

Check Also

Gonzato-Ambasador i Ramës në Bruksel/ Si po keqinformon Brukselin për opozitën

Kryetari i PD, Berisha ka denoncuar Ambasadorin e BE, Gonzato për mashtrimin që po i …

Leave a Reply