Avokati mbështetës i dëshmitarit të 29-të në gjykimin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka njoftuar se klienti i tij nuk është i gatshëm të dëshmojë, por është i gatshëm të shkojë në burg.
Ai ka thënë se dëshmitari nuk po ndjehet mirë dhe se është shumë i stresuar.
“Sot në mëngjes jam konsultuar me klientin tim dhe personi që keni përpara, pra dëshmitari, është shumë i stresuar, nuk është i gatshëm të japë dëshmi, por i gatshëm të shkojë në burg”.
Avokati mbështetës i dëshmitarit 29-të, e ka thënë këtë pasi kanë filluar pyetjet e prokurores Clara Lawson për dëshmitarin.
Tutje, avokati ka kërkuar një pushim 30 minutësh që edhe njëherë të konsultohet me dëshmitarin e 29-të të Prokurorisë Speciale, që të vendoset për hapat e mëtutjeshëm.
Paraprakisht, prokurorja Clara Lawson e ka pyetur dëshmitarin lidhur me një intervistë që sipas saj e ka dhënë në vitin 2004, por ai e mohuar ta këtë bërë. /