Berisha: Edi Rama faktikisht përjashtoi sot opozitën nga parlamenti, ekzekutoi pluralizmin politik

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar për mediat pas daljes nga salla e Kuvendit ku u votua rezoluta për Kosovën e cila dënon sulmin terrorist serb në Veri si dhe vendimin e kryetares së Kuvendit për të vendosur Lulzim Bashën si kreun e opozitës. Duke e quajtur një skenë të shëmtuar, Berisha theksoi se ky vendim i urdhëruar nga Edi Rama është ekzekutimi i pluralizmit politik në parlament.

Pak çaste më parë, shqiptarët panë një akt rrugaçërie të pashembullt në parlamentin shqiptar. Ajo që kryen detyrën e kryetarit, faktikisht një njeri i keqpërdorur në shkallën më ekstreme nga Edi Rama, duke shkelur me të dy këmbët rregulloren e parlamentit, futi në rend të ditës, pas miratimit të rezolutës atë që nuk mund të ndodhte kurrë, sepse në çdo parlament rendi i ditës miratohet në mëngjes dhe në mëngjes ishte vetëm rezoluta për Kosovën.

Por në një mënyrë tinëzare, banditeske, e keqpërdorura në shkallë ekstreme që kryeson seancat e parlamentit, futi çështjet themelore, kërkesat e opozitës për komisione hetimor parlamentare dhe vendimin e Edi Ramës për ti përcaktuar opozitës në reformën zgjedhore, AliBashën.

Ju e patë vetë se çfarë skene e shëmtuar ishte kjo.

Një skenë e tillë mund të ndodhë vetëm në parlamentin e Bjellorusisë. Faktikisht ky është përjashtimi i opozitës nga parlamentit. Faktikisht ky është ekzekutimi i pluralizmit politik në parlament”, tha Berisha

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …

Leave a Reply