Salianji: Rama s’e përmendi Vuçiçin, por ‘armiqësinë’ me kryeministrin e Kosovës

Deputeti i PD, Ervin Salianji iu drejtua kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit mbajti fjalën e tij në Kuvend, në lidhje me rezolutën për Kosovën dhe ngjarjeve të ndodhura në Veri.

Salianji u shpreh se Rama, gjatë fjalës së tij, nuk përmendi presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, por ‘armiqësinë’ me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Salianji: E dëgjuat gjatë gjithë kohës sesi kryeminsitri foli për mocion, por nuk prezantoi mocion. Ia u kërkova në fillim të seancës, që është vendosur bashkimi i interpelancës dhe mocionit për debat, duhet të bëhej prezantimi i kërkesës nga ana jonë dhe më pas të vazhdonte debati. Ju e keni marrë peng Kuvendin dhe unë nuk jam te ata që mendojnë se kryeministri është debatues i dobët apo ka frikë nga fjala, por është mësuar dhe i është bërë ves, që ta ketë të trukuar debatin.

E patë sesi kryeministri nuk foli për Kosovën, kryeministri mbrojti veten për qëndrimet e tij ndaj Kosovës. E patë sesi në një 1 orë e gjysmë sesi kryeministri nuk foli për Vuçiçin dhe Serbinë, por foli për armiqësinë me Kurtin dhe Kosovën. E patë sesi në fund thotë një të pavërtetë të madhe, Edi Rama u detyrua bashkë me PS të pranojë kërkesën tonë, për të miratuar rezolutën ashtu siç ne e paraqitëm. Fjalimi i tij i sotëm, ishte një fjalim kundër kësaj rezolute, që po ju, të nderuar kolegë do të votonit. Një fjalë kundër rezolutës, që gjasmë është dakordësuar nga Partia Socialiste.

About Redaksia

Check Also

Nënkryetari i PD, Boçi dhe deputeti Ludovik Hasani takim me emigrantët në Itali

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, deputeti Ludovik Hasani si dhe Kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok …

Leave a Reply