Reagimi i fortë i Gjekmarkajt ndaj Bashës: As skuqet, as zverdhet, as ka turp…

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka reaguar lidhur me deklaratën e Lulit, ku ky i fundit shprehej se PD duhet të pastrohet nga çdo nuancë apo tundim intolerant dhe autokratik.

Gjekmarkaj shkruan nëreagimin e tij se, Basha ka guxim për të kryer një pastrim të vërtetë të partisë, ky që pasi hoqi 50 mijë demokratë nga listat, javën që shkoi “përjashtoi” 11 deputetë dhe Sekretarin e Përgjithshëm?!

Reagimi i Gjekmarkajt

PD duhet pastruar nga çdo nuancë apo tundim intolerant dhe autokratik” Lulzim Basha e paskësh thënë këtë?! E ka thënë, e ka thënë, e zeza mbi të bardhë. Shumë njerëz mendojnë që atij i mungon guximi…ja që e paska. A keni stomak ta merrni seriozisht qerratanë pasi hoqi 50 mijë demokratë nga listat, javën që shkoi “përjashtoi” 11 deputetë dhe Sekretarin e Përgjithshëm?! Ky qenkësh trazuar nga tundimet intolerante dhe kur u zgjua nga gjumi vendosi t’u shpallë luftë atyre?! Allah kij mëshirë, Krisht mbrona. Kësaj i thonë fytyra shollë kundret që as skuqet as zverdhet dhe barku llastik qe sa t’i fusësh rritet! Po turp ka ? Jooo, s’ka lidhje, s’e njeh atë i bekuari”, u shpreh Gjekmarkaj në reagimin e tij.

About Redaksia

Check Also

Malaj: Me Ramën më ndau babëzia e tij për pushtet të përjetshëm

Postimi i Arben Malajt Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitsja e urte dhe embel e …

Leave a Reply