Sulmi dhe mbrojtja më e mirë, Sylvinho po thyen çdo tabu

Shqipëria dhuroi spektakël përballë Çekisë, një fitore e pastër 3-0 që i dërgon kuqezinjtë në një tjetër nivel. Është thjeshtë çështje kohe dhe shifrash që ekipi i Sylvinho-s të marri biletën për në “Euro2024”, rezervimi i krye menjëherë, por mund të zyrtarizohet pas sfidën me Moldavinë. Në “Air Albania”, pas spektaklit të tifozëve stafetën e mori Jasir Asani me perlën e tij, një gol i magjishëm që tronditi çekët.

Sylvinho e kishte përgatitur këtë sfidë deri në detajin më të vogël, sigurisht gjerat u bënë më të lehta pas minutës së 39-të, kur Çekia mbeti me 10-të lojtarë. Në pjesën e dytë, ishte Seferi që u ngrit në piedestal, fillimisht u shërbye nga Jasir Asani duke dërguar shifrat në 2-0, ndërsa në minutën e 73-të, Daku i dha mundësinë të vinte në jetë një “dopietë” të paharruar.

Për fat të keq, VAR prishi “pokerin” kuqezi teksa i anuloi Mujës golin për pozicion jashtë loje. Në fund festa ishte e madhe, kjo me të drejtë, pasi kurrë më parë Shqipëria nuk ka qenë në nivele të tilla.

Pas xhiros së 6-të, renditen në krye me 13 pikë, me dy ndeshje në dispozicion kemi mundësinë të thyejmë çdo rekord historik në një fazë kualifikuese, për pikët e marra (18 pikë në kualifikueset e Botërorit). Me 11 gola të shënuar jemi ekipi me sulmin më të mirë, ndërsa kemi pësuar vetëm 3 gola, mbrojtja më e mirë, shifra që tingëllojnë të pabesueshme, por për fat të mirë janë reale, ky ekip është thjesht fantastik.

About Redaksia

Check Also

Edin Zhegrova pranë Juventusit

Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të …

Leave a Reply