Tetori rozë/ Selia e PD “mbulon blunë” në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Selia e Partisë Demokratike është ndriçuar mbrëmjen e kësaj të premte me ngjyrën rozë në shenjë sensibilizimi për muaji e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit.

Tetori, njohur ndryshe edhe si “Tetori Rozë,” është një muaj i rëndësishëm, në thelb të cilit qëndron një mesazh i fortë e tepër i rëndësishëm mbi ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit.

Ky muaj i dedikohet gruas dhe vajzës për t’u ndërgjegjësuar rreth kontrolleve të shëndetit dhe parandalimin në kohë të kancerit të gjirit, kontroll ky i cili duhet kryer në mënyrë sistematike çdo vit për të shmangur rreziqet e mundshme.

Të martën, më datë 24 tetor, në ora 17:30, në selinë e Partia Demokratike, Lidhja Demokratike e Gruas dhe Departamenti Brain Gain në PD, në kuadër të “Tetorit Rozë” organizojnë një aktivitet sensibilizues me temë: Duaje veten – Duaje jetën! Këtij aktiviteti i bashkohet edhe kryetarit të PDSH, z. Sali Bersiha si dhe personalitete të shumtë nga politika, arti, kultura etj.

Aktiviteti çelet me një mozaik me gurë, nga artistja, Erieta Gajtani. Në këtë mozaik femra është aksi kryesor i ekspozitës, frymëzuar nga mitologjia.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Fasonët janë prodhim, punësim dhe krenari kombëtare! Situata e vështirë do të marrë fund më 11 maj

Në një takim pranë një fasonerie në autostradën Tiranë-Durrës, lideri i opozitës, Sali Berisha, përgëzoi …

Leave a Reply