Leja e ndërtimit me firmën e Ramës për pallatet tek prona e familjes Malltezi

Deputeti i PD, Flamur Noka ka publikuar disa dokumente lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, për të cilin është arrestuar Jamarbër Malltezi.

Në dokumentet e postuara në Facebook, Noka shkruan se, lejen për kalimin nga kompleks sportiv në truall ndërtimi, e ka dhënë Edi Rama, i cili asokohe ishte kryebashkiak i Tiranës.

“Heqjen nga kompleks sportiv dhe kalimin në truall të pronës së Ish klubit Partizani (pronë e vjetër e 5 Familjeve të mëdha të Tiranës) e ka dhënë Edi Rama …Lejen e ndërtimit Jamarbër Malltezit ja ka dhënë Edi Rama e jo Sali Berisha…Këtë dokument prove zonja Millona është kujdesur ta zhduk nga dosja….Ja fotokopja e lejes Ndërtimit….  Provë e jo dokërr alla Millonai…”, shkruan Noka.

Ky është dokumenti ku shihet qartë se lejen e ndertimit familjes Malltezit ja ka dhene Edi Rama!

About Redaksia

Check Also

Ka nisur lufta mes bandave të regjimit/ Vangjush Dako largohet nga Shqipëria

Vangjush Dako është laguar nga Shqipëria. lajmi është dhënë në media nga Kryetari i PD, …

Leave a Reply