Skandali me telefonat e dekriptuar, TIMS-i dhe përplasja me Ballën larguan Veliun 

Kreu i AMP, Ardi Veliu dha sot zyrtarisht dorëheqjen nga drejtimi i institucionit që ka rolin e policisë për Policinë e Shtetit disa ditë pasi u përfol në media se kishte bërë diçka të tillë.

Veliu ka qenë më herët edhe në krye të Policisë së Shtetit për t’u rikthyer në krye të AMP-së disa vite më vonë.

Po përse iku Ardi Veliu dhe përse largimi i tij u shoqërua me një interes të madh të medias dhe opinionit publik?

Kjo ndodhi pasi Ardi Veliu nuk ishte thjesht kreu i AMP-së në Policinë e Shtetit por si përfaqësues i një klani brenda së majtës në këtë institucion kyç. Ardhja e Taulant Ballës tronditi pozitat e tij dhe jo më kot, pak ditë pasi mori detyrën Taulant Balla iu drejtua atij me pyetjen: Sa drejtues e shefa komisariatesh janë kapur deri më sot më “presh në duar”?

Kjo bëri që Veliu të ulte kokën, por edhe të merrte mesazhin.

Emri i Veliut qarkullon edhe në komunikimet në aplikacionin SKY ECC, ku ish-kreu i Forcës Operacionale Oltion Bistri shprehet ndër të tjera duke folur me kriminelët se Veliu i kishte çarë tr**in”.

E fundit, që i vuri kapakun drejtimit të AMP-së nga Veliu ishte skandali i të dhënave TIMS, ku deri më tani nuk dihet se çfarë ka ndodhur dhe ky institucion nuk ka nxjerrë asnjë përfundim./Albeu

About Redaksia

Check Also

Berisha takohet me republikanët e Trump dhe konservatorët britanikë

Partia Demokratike forcon bashkëpunimin me Republikanët amerikanë dhe konservatorët britanikë për zgjedhjet e 11 majit …

Leave a Reply