Izraeli nxjerr audion dhe akuzon Hamasin: “Po qëllojnë mbi njerëzit”

Izraeli ka përsëritur akuzat e tij se Hamasi po përdor postblloqe për të parandaluar largimin e banorëve të Gazës nga veriu i rripit.

Ushtria izraelite ka publikuar audio, për të cilën thotë se është një bisedë mes një prej oficerëve të saj dhe një burri nga Gaza. “Si e kanë bllokuar rrugën?, e pyet oficeri.

“Ata po qëllojnë mbi njerëzit,” përgjigjet banori nga Gaza, sipas transkriptit të IDF Më 13 tetor, Izraeli urdhëroi të gjithë palestinezët që jetonin në Gazën veriore, në atë kohë më shumë se një milion njerëz – të shkonin në jug përmes dy rrugëve të sigurta. IDF publikoi më herët imazhe ajrore, sipas saj, duke treguar postblloqe në një nga dy rrugët e evakuimit.

About Redaksia

Check Also

Akuzat ndaj tyre/ Prokurorët në Hagë kërkojnë 45 vite burg për Hashim Thaçin

Prokuroria pretendon se ata kryen ndalime arbitrare, tortura, vrasje dhe përndjekje, përfshirë edhe ndaj shqiptarëve …

Leave a Reply