Nga Petrit VASILI
Spakun, qe haptas nuk vepron ndaj Rames se certifikuar si pergjegjes per shume afera, nuk e beson askush!
SPAK-un nuk e beson askush, por tashme e shohin si zgjatim dhe gjymtyre te Edi Rames ne mbrojtje re pandeshkueshmerise se tij.
Pergjegjesite e provuara me fakte e prova te Edi Rames dhe rolin e tij vendimtar ne aferat me te renda e njohin te gjithe.
Te gjithe dine pergjegjesite individuale te Rames ne:
▪️Aferen e INCENERATOREVE, per firmat e tij fap fap, ndekohe afera eshte certifikuar tashme nga vete SPAK.
▪️Ne aferen Mc Gonigal, ku pergjegjesite e tij jane shume te renda dhe te certifikuara ne SHBA.
▪️Ne Ceshtjen Beccheti ku per shkak te Rames humben 150 milion euro e ku deklarat e tij ishin percaktuese ne humbjen e arbitrazhit.
▪️Ne mosveprimet e tij te qellimshme, kur u informua me shkrese zyrtare nga Ministri i Drejtesise ne prill 2017 per rrezikun e humbjes se 2 miliard euro ne arbitrazhe.
▪️Ne aferen e shembjes se Teatrit Kombetar, per te cilin ka vendim te Gjykates Kushtetuese, ku ai miratoi ligj te personalizuar per nje kompani, ne shkelje te hapur te interesit publik dhe duke e prishur ne kulmin e pandemise dhe te gjendjes se jashtezakonshme duke rrezikuar ne menyre kriminale shendetin e njerezve.
▪️Ne Aferen e Portit te Durresit ku u shkel cdo ligj, ku u shkel marreveshja e stabilizim asocimit dhe ku Parlamenti Europian dhe BE u shprehen qarte dhe nderprene edhe kredite.
▪️Ne aferen e Bordit te cmimeve teushqimeve dhe naftes ku bashke me oligarket kliente te tij te ulur ne tavolinen e Bordit grabiten qindra milion euro qyetareve e te cilin Gjykata Kushtetuese e rrezoi.
▪️Ne kercenimin e oficerit te policise Emiljano Nuhu per denoncimet e tij ndaj Taulant Balles e qe e detyruan te largohej nga Shqiperia e te merrej ne mbrojtje nga nje shtet i huaj.
▪️Ne veprimet e tij gjate pandemise kur deklaroi se maskat dhe testet jane te panevojshme, nderkoheqe OBSH kerkonte ” testim, testim testim”, si dhe mos dhenien per muaj me radhe te asnje rimbrsimi per ilacet per qindra mijra shqiptare qe vuanin covidin ne shtepi.
▪️Ne koncesionin e sterilizimit ku ai me ndergjegjegje vazhdoi te mashtronte me ndergjegje opinionin publik jo vetem perpara por edhe me pas kur SPAK kushte filluar arrestimet per kete afere.
▪️Ne dosjen 184 te zgjedhjeve ne Diber ku vete Rama me zerin e tij vertetohet si pjese aktive e krimit zgjedhor.
▪️Ne Ligjin per dividentin te bere per interesat e klienteve te tij, duke i dhene fuqi prapavepruese dhe shkelur Kushtetuten per faqe te zeze.
▪️Ne deklaratat qe policia e shtetit te hiqte uniformat dhe te bente vota per partine e Rames.
P E R F U N D I M!!
SPAK-un qe ben sikur nuk sheh pergjegjesite indivuale te Rames ne keto çeshtje tronditese duke mosvepruar, legjitimon pandeshkueshmerine e Kryeministrit, ndaj SPAK-un nuk e beson me askush.
Pergjegjesite individuale te Edi Rames jane shume te qarta dhe sterprovuara edhe nga procese te filluara nga vete SPAK.
Mosveprimi i SPAK ndaj tij delegjitimon totalisht rolin dhe detyrimet e SPAK ndaj ligjit e kushtetutes, por njeherazi e ngarkon edhe me pergjegjesi serioze per mosveprimin e ndergjegjshem ndaj Rames duke mbeshtetur e perkrahur veprimtarine antishteterore te tij.
SPAK nuk eshte as institucion privat dhe as zyre qeverie, por me qendrimin ndaj kryeministrit eshte shnderruar pikerisht ne nje institucion te tille.