Berisha: Lulzim Pengu shiti zgjedhjet e 2021, refuzova pazarin për bashkëqeverisje me Edi Ramën

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar se, Lulzim Pengu shiti zgjedhjet e 2021. Berisha tha se, pasi refuzova pazarin për bashkëqeverisje, Edi Rama shtiu plumbin e radhës ndaj opozitës, shpalljen time non grata.
“Sot ku jemi, cila është gjendja? Sot nuk kemi kampe përqendrimi, sot nuk kemi skuadra pushkatimi, hiperkolektivizëm. Pra padyshim që Shqipëria nuk është ajo që ishte e doktrinës dhe diktaturës komuniste. Megjithë këtë, sot Shqipëria është përsëri në një diktaturë, është një diktaturë të vërtetë dhe të pamohueshme sepse sot në Shqipëri një njeri i vetëm kontrollon të gjitha pushtetet.
Sot Edi Rama kontrollon pushtetin ekzekutiv, legjislativ, gjyqësor, agjencitë e të quajtura të pavarura, kontrollon ekonominë me oligarkët e tij, kontrollon mediat.
Miqtë e mi!
Edi Rama nuk ka sigurimin e shtetit, por ka një skap, ka policinë sekrete, policinë e shtetit, që të gjitha të orientuara drejt një armiku të brendshëm dhe kjo është opozita. Ato punojnë ditë e natë në misionin kundër opozitës.
Sot, njëlloj si dikur Enver Hoxha që bënte marrëveshje me Titon për Kosovën, e ka kthyer Tiranën në një Beograd të dytë për Kosovën, në një përpjekje antikombëtare, çdo ditë komploton, sulmon, bën gjithçka për projektin e serbomadhisë së Aleksandër Vuçuçit. Në një kohë që Kosova është një vend i pavarur, në një kohë që Kosova ecën mes vështirësive, por shumë më mirë se Shqipëria.
Edi Rama bën gjithçka për destabilizimin e saj. Komunizmi krijoi një rezervat të tmerrshëm njerëzor, kurse Edi Rama po krijon shkretëtirën njerëzore në Shqipëri.
Por Edi Ramës i ka ngecur sharra në gozhdë. Nëqoftëse Enver Hoxha e rrëzoi me plumba opozitën, ky përsëri me gjithë përpjekjet më të mëdha që ka bërë nuk ja ka dalë të rrëzojë opozitën.
Në fakt kjo histori për të cilën ne jemi sot këtu fillon në prillin e vitit 2021, kur zgjedhjet ishin mbyllur në tavolinë pavarësisht nga lumenjtë e djersës që populli fisnik opozitar derdhi në ato zgjedhje për fitore e demokracisë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha takohet me republikanët e Trump dhe konservatorët britanikë

Partia Demokratike forcon bashkëpunimin me Republikanët amerikanë dhe konservatorët britanikë për zgjedhjet e 11 majit …

Leave a Reply