Disa të vërteta…

Nga Alba KEPI

Disa të vërteta që drejtësia, media, pushteti e diletantizmi profesional e social i fsheh për qëllime e interesa politike.

🔴Harta kadastrale 1937 dhe ajo e 1942 – tregon planvendosjen e prones së Mahmut & Xhemal Begeja 28,200 m2.

🔴Familjes Begeja shteti komunist u vodhi tokën për mbi 50 vjet, pa asnjë kompensim, e që prej 1994 pronarët legjitimë ndoqën procedura të gjata ligjore për njohjen, kthimin dhe privatizimin e tokës së tyre, si dhe paguan shumën prej afro 800 mijë USD (800 miljone lekë të vjetra) e jo bono thesari, për të blerë edhe objektet e rrënuara dhe të uzurpuara nga banorë informalë brenda saj.

🔴Në datë 14.12.1995 – Vendim 8398 i Gjykatës Tiranës njeh faktin juridik për familjen Begeja e cila përpos notës së transkiptimit përforcohet edhe me një vendim gjykate.

🔴Në datë 25.04.1996 – Vendimi 532 i Komisionit të Kthimit të Pronave i njeh familjes Begeja pronësinë për 28,000 m2 toke e i jep të drejten e parablerjes në rast privatizimi të objekteve të ndërtuara mbi tokë.

🔴Procesi i privatizimit të objekteve të klubit Partizani nënkuptonte kalimin në pronësi të pronarëve të tokës, përkundrejt pagesës, së objekteve të ndërtuara mbi terrenet e klubit, të lira nga çdo barrë ligjore apo pengesë që cënonte ushtrimin e tagrave të tyre të pronësisë. Por një gjë e tillë nuk ndodhi.

🔴Brenda ambjenteve të objekteve dhe në terrenet e klubit ishin strehuar dhe banonin në mënyrë të paligjshme rreth 42 familje, disa prej të cilëve në kushte të mjerueshme, e disa të tjerë në ndërtime të paligjshme.
⭕️Pavarësisht se sistemimi i tyre ishte detyrim i shtetit kjo nuk ndodhi. Pesë familjet pronare vendosën të mos nxjerrin asnjë banor informal në rrugë. Pas zhvillimit të projektit ata u dhanë banorëve të paligjshëm sipërfaqe banimi pa pagesë ose kompensim financiar sipas marrëveshjes.⭕️

❌Organi I akuzës ka konstatuar si problematikë miratimin e VKM nr. 1638 daté 17.12.2008 ‘”Pér kriteret e vlerésimit të pronés shtetërore që privatizohet apo transformohet dhe për procedurén e shitjes”, ku ndryshon metodologjia e pagesës 20% në lekë dhe 80% ne bono privatizimi dhe letra me vlerë.❌

🔴Në momentin e miratimit të kësaj VKM-je bashpronarët në fjalë kishin privatizuar objektet (Klubi Shumesportesh Partizani) me detyrimin per te paguar rreth 700 mijë dollarë per shitjen e objekteve te vjetra, të rrënuara dhe te zaptuara nga familjare, të gjitha të paguara në lekë dhe jo në bono privatizimi.

⭕️Nëse SB do te kish dashur të ndihmonte Jmarbërin pêr blerjen me anë të privatizimit llogjika ta do se pronaret mund të kishin pritur dy muaj dhe të perfitonin nga kjo lehtesi e të mos paguanin 700 mijë dollarë. Por kjo nuk ka ndodhur dhe JM as nuk ka pasur informacion e jo më të perfitonte në menyre të paligjshme nga aktiviteti I SB.⭕️

🔴Ligji 9235 datë 29.07.2004, “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave“miratuar gjatë kohës që qeveria e Partisë Socialiste, përcaktonte se: Neni 6, pika 1 “Subjekteve të shpronësuara u njihet e drejta e pronësisë dhe u kthehen pa kufizim pronat e paluajtshme, me përjashtim të tokës bujqësore, e cila kthehet ose kompensohet deri në 60 ha dhe kur në këtë ligj përcaktohet ndryshe”.

Pra sipas këtij ligji nuk ka patur asnjë kufizim për kthimin e tokave ish pronarëve. Neni 8, pika 2, citonte “Kur mbi truallin e subjektit të shpronësuar shteti a perona të tretë kanë kryer ndërtime ose investime, në pëputhje me legjislacionin në fuqi ato llogariten sipas vlerës së tregut në çastin kur i njihet e drejta e pronësisë, subjektit të shpronësuar dhe veprohet si më poshtë:
Kur vlera e investimit përbën deri në 150% të vlerës së truallit prona i kthehet subjekteve të shpronësuar, pasi ato të kenë paguar kundërvlerën e investimeve të kryera; Vlera e investimeve përbën më shumë se 150% të vlerës së truallit shteti apo personat e tretë ruajnë pronësinë dhe subjektet e shpronësuara kompesohen sipas këtij ligji.”

🔴Vendimi për kthimin fizik të sipërfaqes 11.740 m2 familjes Begeja në vitin 2007, është dhënë në kohën kur funksiononte akoma Komiteti Shtetëror për kthimin e kompensimin e pronave, i cili përbëhej nga pesë anëtarë të cilët emëroheshin dhe shkarkoheshin nga Kuvendi. Për më tepër kjo pronë ishte njohur plotësisht dhe pjesërisht është kthyer që vitin 1996. Kujtojmë këtu se shtetasi Jamarbër Malltezi është një nga bashkëpronarët i familjes Begeja dhe ka përfaqësuar vetëm bashkëpronarët e kësaj familje.

🔴Procesi i Privatizimit të terreneve të klubit Partizani u iniciua nga ministri socialist Anastas Angjeli, me 21 Korrik 2005. Me shkresen nr. 4533 prot. Date 21.07.2005, Z. Angjeli ai dergon kerkese zyrtare per fillimin e procedurave te privatizimin te pasurise se palujteshme te Klubit Partizani, Ministrit te Mbrojtjes Pandeli Majko dhe Ministrit te Sporteve Blendi Klosi.

🔴Me shkresën nr. 2732 datë 22 Korrik 2005, Ministri i Sporteve Blendi Klosi shprehet dakort për privatizimin e klubit Partizani.

Ndërkohë objektet e Klubit, të cilat ligjërisht duhet të privatizoheshin, ishin të zëna forcërisht nga persona informalë, të cilët dyshohej se paguanin qera të paligjshme tek titullarë shtetërorë, të ngarkuar me ruajtjen e objekteve.

🔴Ka të pakten tre Inventare të Pronave te Palujteshme te Shtetit ne Bashkine Tirane (njera prej te cilave e firmosur nga z. Edi Rama si kryetar Bashkie), te cilat në lidhje me objektet e Klubit Partizani dhe Shumësportëshit shenojne se të gjithë objektet e këtyre klubeve, me përjashtim të kabinës elektrike dhe një magazine 80m2, ishin “zene forcerisht”.

Me 06.01.2006 bashkësia e familjeve pronare “Kroi i Shengjinit” (Begeja, Llagami, Vaqari, Alimemeti & Saliaga) i shkruajnë Ministriave Ruli dhe Mediu ku i tregojnë se janë pronarë të ligjshem të Klubit Shumesportesh dhe Klubit të Futbollit Partizani dhe gëzojne të drejtën e parablerjes në rast privatizimi, sipas ligjit 9235 datë 29.07.2004 „Për kthimin dhe Kompensimin e Pronave“, si dhe vendimeve të Komisionit të Kthimit të pronave, që prej vitit 1995.

🔴Më 16.01.2006 shefi i kabinetit te ministrit te mbrojtjes u pergjigjet pronareve se ministria e Mbrojtjes administron pronën por nuk ka lidhje me pronësinë e saj, klubi sportiv “Partizani” nuk përfshihet në planin e perhapjes sëforcave te armatosura dhe per kete arsye Ministria e Mbrojtjes i ka kërkuar Ministrise se Ekonomise miratimin e privatizimit tëobjekteve te ketij klubi.

Zhvillimi urbanistik i pronës Kroi i Shengjinit

💢Leja e pare e ndertimit per kompleksin Homeplan, sipas projektit të zhvillimit, u leshua nga Edi Rama (leja e sheshit të ndërtimit më 29 Dhjetor 2007. Miratimi i lejes së ndërtimit shkurt 2008), në emër të shoqërisë së ndërtimit dhe pronarëve të tokës.

💢Leja e dyte, per kompeksin Magnet, u leshua nga Lulzim Basha në Shtator 2013.

💢Leja e trete e ndertimit, per kompeksin Magnet 2, u leshua nga Erion Veliaj ne Shkurt 2020.

 

About Redaksia

Check Also

Pse ishtë “gjë e mirë” ky lajmi i shpërndarë për Parashqevi Simakun?

Nga Adriana KALAJA Kur shoh këtë histerinë kolektive për Parashqevinë, me gjithë mirënjohjen pafund që …

Leave a Reply