Karl Ove Knausgård: E kemi detyrim të jemi optimistë

Kur shkrimtari i ri norvegjez Karl Ove Knausgård, ende larg nga të bërit një hero kombëtar, shkruante eksalogjinë e tij autobiografike, në të cilën ishte ripropozuar, si Michel de Montaigne tek “Shkrimet”, për të thënë «vetëm të vërtetën», jo rrallë, midis një episodi të rinisë dhe një të moshës së pjekur, e gjejmë të pyesë nëse do të arrinte të shkruante, më parë, dhe nëse do të arrinte të vazhdonte të shkruante, më pas. Tani, me 6 vëllimet prej kohësh në të gjitha libraritë dhe të kaluar si të shumëshitur (të paktën në atdhe) në të gjatëshitur (edhe tek ne, kur të boton Feltrinelli me përkthimin e Margherita Podestà Heir, që nuk e ka lënë më autorin), pyetja që e prekte djaloshin e ri Karl Ove mund të quhet e zgjidhur: pas 6 vëllimeve të gjata të “Luftës sime” (çdo referim ironik me Mein Kampf hitlerian është krejtësisht i dëshiruar), që i kanë shkaktuar edhe probleme të ndryshme autorit, për shkak të figurave të jetës së tij nuk ka pëlqyer prezantimi që i ka dhënë, ai që është tani romancieri i shquar norvegjez (shkruajmë «romancier» dhe jo «autor» duke parë Nobelin e fundit për bashkëkombasin e tij Jon Fosse, romancier, por sidomos dramaturg), Karl Ove Knausgård duket se ka hyrë në një dehje të re letrare. Kush besonte se pas ndërmarrjes titanike të “Luftës time” do të merrte një pushim apo të paktën do t’i përkushtohej ndonjë libri të vogël tranzicioni, gabohej: ka ardhur menjëherë një tetralogji, ajo e stinëve, me “Në vjeshtë” e vitit 2020 dhe më pas, njëri pas tjetrit, “Në dimër”, “Në pranverë” dhe “Në verë”, të gjithë në vitin 2021, midis janarit dhe prillit. Ishte për t’i bërë më shumë se të kënaqur tifozët e norvegjezit, por Karl Ove është tashmë i çfrenuar (dhe po që tek “Lufta ime” pyeste nëse djemtë do ta pengonin të shkruante: tani fëmijët janë 4 dhe librat 18): vitin e kaluar ka nxjerrë më të bukurin “Yllin i mëngjesit”, që inauguron një cikël të tretë të madh nga i cili, pikërisht këto ditë, vjen në raftet italiane vëllimi i dytë, “Ujqit në pyllin e përjetshëm”.

Karl Ove, çfarë ka ndodhur?

«Ah, nuk e di as unë. Kur shkruaja “Luftën time” nuk e kisha idenë se çfarë do të bëja më pak, dija vetëm se ia kisha hyrë një ndërmarrjeje kolosale dhe kisha detyrimin ta përfundoja. Nuk janë gjëra që mund të lihen në mes pasi i ke filluar dhe njerëzit përreth teje e dinë se çfarë po bën. Tani, këto gjashtë libra, që vazhdojnë të më karakterizojnë si autor, edhe pse në vende të ndryshme kanë dalë vite më pas Norvegjisë, më duken shumë, shumë të largët. Ajo që di tani është se larg nga t’i kem ezauruar gjërat për të thënë, pavarësisht se në kohë i kam vënë vetes si detyrë atë të “shkruarjes së gjithçkaje”, po shkruaj shumë, më shumë nga sa do të kisha imagjinuar. Di edhe se do të vazdoj kështu: e kam këtë përshtypje dhe më duket shumë e qartë».

Momenti i shkëputjes ekzistenciale dhe profesionale ka qenë kalimi në ciklin e «Katër stinëve»?

«Ka mundësi, aty kam shikuar prapa duke ndjerë se kisha ndryshuar shumë. Kam menduar gjithmonë se të shkruarit ishte qendra e jetës, por ndoshta ishte edhe një qasje, një ide e nevojshme për vetë faktin e të shkruarit me impenjim. Tani jo vetëm që është e vërtetë e pastër, por jam gjendur përtej. Për mua të shkruarit është diçka e shenjtë».

Në fund lindja e fëmijëve nuk e ka kufizuar të shkruarën siç i frikësoheshe, përkundrazi.

«Hëm, sigurisht që nuk bëj më netë të bardha në tavolinë, as nuk arratisem papritmas për të shkruar në mes të pyllit. Siç e di kushdo që ka fëmijë, çdo zanat që të bëjë, kur vijnë ata ka një ndryshim paradigme, që për gjë të parë ndryshon raportin tënd me kohën. Ke fëmijë? Çdo ditë duhet të jesh i vëmendshëm ta përdorësh kohën që do të gjesh. Megjithatë e gjen, megjithatë punon njëlloj dhe, më tepër, jeta ka edhe më shumë domethënie».

Keni thënë se e shihni veten larg gjashtë vëllimeve të «Luftës time». E shikoni edhe të ndryshëm?

«Të gjithë ata që kanë provuar të jenë të ndershëm në masën 100% në një tekst autobiografik, herët a vonë ju është dashur të bëjnë llogaritë me ndjesinë se kanë dështuar. Jean-Jacques Rousseau, Marcel Proust, kushdo dhe është e pamundur të jesh i ndershëm në masën 100% në një vepër letrare të këtij lloji, pavarësisht nga rregulli moral, ndoshta total, që autori e vendos veten, pasi edhe përtej nyjes së transfigurimit të realitetit në tekst të shkruar, një proces kyç në të shkruar, ndoshta procesi kyç i të shkruarit dhe jo vetëm i shkrimit autobiografik, është përzgjedhja. Kur shkruan, zgjedh. Disa gjëra përfundojnë brenda, disa të tjera jo. Përveç kësaj, është fakti që, ti e do apo jo, shkruan gjithmonë për dikë: veten tënde, një lexues imagjinar, një lexues ideal, publikun… varet nga autori, ama nuk shkruhet kurrë “për askënd”, përndryshe nuk do të shkruhej fare dhe kjo e ndryshon rezultatin respektivisht materialeve fillestare, domethënë të jetuarën, kujtesën, atë gjë që e quajmë “realitet”».

Ju për kë shkruani?

«Nuk e di, përveçse në ciklin e “Stinëve” shkruaja në mënyrë të deklaruar për një vajzën time që nuk kishte lindur akoma, nuk jam asnjëherë shumë e sigurtë të di sa për të ditur për kë shkruaja, as jam tani, ama e di pse e bëj ose të paktën besoj. Kërkoj ta pyes veten se çfarë do të thotë të jesh dikush dhe jo dikush tjetër: pra ta pyes veten se çfarë e na bën kjo që jemi dhe sesi ndryshon identiteti ynë me kohë dhe respektivisht botës».

Tek «Ujqit në pyllin e së përjetshmes» ndjehet shumë prania e botës natyrale më shumë sesa në romanet e mëparshme.

«Është e vërtetë, është diçka që sot më intereson jashtëzakonisht shumë, praktikisht mendoj se gjetja e një mënyre për të dalë nga antropocentrizmi është një prej sfidave thelbësore të kësaj kohe. Duhet të ndryshojmë mentalitet: edhe vetëm për ta parë natyrën si pasqyrë, si tjetërsi, që është një gjë që shkrimtarët e bëjnë shpesh, nuk mjafton më. Ka nevojë për një ripozicionim në kuptimin e vërtetë të fjalës të ne humanëve si pjesë e thjeshtë e natyrës dhe e kozmosit. Ky cikël i ri i imi, megjithëse duke u mbajtur ende nga e kaluara, nga e jetuara, edhe pse në prizmin më romancesk, provoj të shkoj në një drejtim të tillë».

Po kërkoni një metafizikë tuajën?

«Po ta mendosh mirë, e dini se është e mundur? Tani, është e rëndësishme të thuhet se “Ujqit në pyllin e përjetësisë” është pjesë e një cikli të gjatë: përveç “Yllit të mëngjesit” ka tashmë dy romane të rinj, ende të pabotuar tek ju, dhe do të vijnë dy të tjerë: do të shohim në cilat konkluzione do të arrij, edhe pse natyrisht, siç e dini, duke parë se shkruan vetë ai, nuk i dihet kurrë në konkluzione definitive, por gjërat ndodhin, bota vazhdon ta shprehë kaosin e lindur të saj, vazhdon të ndryshojë, ndryshon më me shpejtësi dhe ne humanët kemi gjithnjë e më pak shjegime të gatshme. Ama mund të shpikim simbole ose të rigjallërojmë ekzistuesit».

Jeni optimist respektivisht ndryshimeve në ardhje?

«Do të ishte absurde të mohohej se jetojmë në një periudhë krize të madhe dhe shpejtësia me të cilën evoluon teknologjia e bën edhe të vështirë të reagohet në mënyrë të matur, por kam fëmijë dhe kështu që e di se duhet të jem optimist».

Sot ju jeni pikë referimi për shumë shkrimtarë dhe shkrimtare.

«Nuk është diçka që e kam kërkuar ndonjëherë. Ashtu si në kohën e tijj nuk më interesonte veçanërisht të kontribuoja veçanërisht në shpërthimin e fillit të vetëfiksionit, kaq i përhapur, apo të futesha në të. Vetëm kam kërkuar të shkruaj gjëra që provonin të dialogonin me shpirtin e kohës dhe ng kjo kanë librat që kam shkruar. Në fund, gjithçka është mister apo jo? Tashmë nuk pyes edhe më shumë nëse fëmijët e mi do t’i lexojnë librat e mi. Jeta është një material bruto dhe sa del sapo e kam mbaruar materialin është letërsia. Nëse ka një gjë të rëndësishme në punën letrare që kam bërë, në jetën time, është ndoshta të dilet, falë shkrimit, nga nocionet që kisha brenda vetes dhe që i merrja si të mirëqena: ama kam arritur të prish se çfarë besoj se isha “unë”, ta shtypja, ta prishja, ta haphja dhe të shikoja se çfarë kishte brenda. Për ta kuptuar kompeksitetin e madh që është, gjithmonë, prapa një personaliteti me dukje të qartë e të thjeshtë».

(nga La Lettura)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Falja e namazit të Kurban Bajramit, kreu i KMSH: Festë e dyfishtë, përkon me ditën e xhumasë!

Mëngjesin e sotëm, në faljen e namazit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kreu i KMSH …

Leave a Reply