Berisha: Basha shiti zgjedhjet e vitit 2021! Vajza e Ramës fiton tendera çdo javë e çdo muaj

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Basha shiti zgjedhjet e vitit 2021! Berisha u shpreh se, vajza e Ramës fiton tendera çdo javë e çdo muaj.

“Po ju përgjigjem pse parlamenti e nisi betejën dhe çfarë është, cili është begraundi i vërtetë i kësaj beteje. Motivi themelor i kësaj beteje, ia them çdo shqiptari, është liria e tyre, vota e tyre.

Ne kemi ardhur fatkëqinj, opozitë fatkeqe, me një regjim në të cilin Edi Rama grabiste, numëronte votat dhe nuk lejonte më rotacionin në Shqipëri të faktuar. Kurse njerëzit deklaronin se ky i vjedh, po fiton.

E vërteta absolute është se ai i vjedh, po nuk fiton. Se unë i faktoj çdo shqiptari se ai nuk i fitoi zgjedhjet e vitit 2021. Se nuk mund të pranohet kurrë fitore zgjedhjesh, nëse ti ndan në rrethe, Durrës, Krujë, Lezhë dhe Tiranë, 130 milionë euro të familjeve të dëmtuara nga tërmeti në muajt mars dhe prill. Nuk po llogaris fare blerjet e nëndheshme.

Sigurisht, pati një gjë tjetër, duhet ta themi këtu. Zgjedhjet e vitit 2021, u shitën absolutisht nga Lulzim Basha, dhe Edi Rama e kishte përfunduar marrëveshjen me Bashën që ta merrte në bashëqeverisje.

Do më lejoni të jap 2-3 argumente.

A kishte entuziazëm tek qytetarët në vitin 2021? Ju jeni dëshmitarë, kishte entuziazëm të jashtëzakonshëm, qytetarët masivisht besonin në fitoren e opozitës. Qytetarët kërkonin ndryshimin. Por Lulzim Basha e shoi, këtij zjarri të qytetarëve shqiptarë u hodhi ujë ditët e fundit.

Fushatat kanë trajektoret e tyre, një fushatë që ecën dhe papritmas rrëzohet, ajo ka probleme serioze. Çfarë na ndodhi ne në vitin 2021? U la mbyllja e fushatës, e cila është një moment kulmor.

Në 32 vite, mbyllje ofenduese si ajo nuk ka ndodhur. Nuk ftoi asnjë njeri, megjithatë i shkova se nuk doja të krijoja lajm në media se nuk i doli Sali Berisha.

Shkoj dhe e gjej, se nuk t’i them atë që meriton, në një karroceri Tojote, shoh aty dy deputetë, e shoqja diku matanë. Nuk kisha parë kurrë një fushatë të tillë. Foli 25 minuta dhe iku.

E mora në telefon, i thashë godite zgjedhjet. Si ka mundësi, fjala dakord, po si mund të bëhet një skenar i tillë? Kush ta bëri këtë skenar?

Në një kohë që kompania kishte thënë se do e bëjmë mbylljen e fushatës mes Tiranës dhe Elbasanit. Si mund të bëhet kjo që thoni ju? Meqenëse unë e kundërshtova këtë, ne kemi sheshet, ne jemi forca kryesore, ne do fitojmë zgjedhjet. Ndërkohë ky shkoi në sheshin Italia dhe e degradoi krejt mbylljen.

Ndërkohë që Edi Rama bëri jo një, por dy mbyllje, një në Tiranë 4 orë, një në Vlorë 4 orë të tjera.

Por ky është një aspekt. E thashë mbrëmë, e them prapë edhe sot. Nëse do u jepja përgjigje pozitive këshilltarëve të tij kur më erdhën në zyrë dhe më thanë se në rast se nuk fitohen zgjedhjet, çfarë mendon për një koalicion të madh. I thashë që kjo është një vdekje e demokracisë shqiptare dhe nuk e pranoj kurrë. Unë do dal me gjithë forcën time kundër kësaj. Pra, pse u fillua në parlament? U fillua se aty na u mohua çdo e drejtë themelore e deputetit.

Një deputet është në parlament për të hartuar ligje, për të mbrojtur interesat e atyre që përfaqëson. Është në parlament për të hetuar qeverinë. Ndaj Kushtetuta ka përcaktuar në mënyrë taksative të drejtën për ngritjen e komisioneve parlamentare. Këto të drejta nuk ekzistonin më. Dërguam 6 komisione.

E vërteta është se të 6 synonin kreun e Meduzës, Edi Rama. Jo për politikë, por për interes shoqëror dhe kombëtar. Të 6 u refuzuan në mënyrë antikushtetuese. U dërgua komisioni për aferën McGonigal, që ishte zhvilluar në zyrën e kryeministrit, në bashkitë socialiste, në gjobëvënie në Tiranë dhe Durrës. Aferë e cila tronditi Amerikën, tronditi Europën dhe që ka përfunduar në gjykatat amerikane. Ne nuk u lejua që ta hetonim.

SKAP-i i partisë deklaroi se nuk merrem me atë punë, tani thonë se ka nisur një hetim sa për të larë gojëm. Dërguam komisionin tjetër hetimor parlamentar për konfliktin e interesit. Të dashur qytetarët, ligjet nuk i lejojnë qytetarët dhe zyrtarët të vjedhin. Ata vjedhin duke shkelur më së pari ligjin e konfliktit të interesit. Pra, vjedhin duke favorizuar familjarët më të afërt.

Ju keni dëgjuar gjatë këtyre viteve akuza për Sali Berishën sa Dajti, por nuk keni dëgjuar kurrë një dokument, një fakt se Argita Berisha, Shkëlzen Berisha kanë fituar një tender apo kanë qenë nënkontraktorë në një tender të fituar në sektorin publik. Kurrë!

Të dy kanë deklaruar pasurinë dy vite para se ligji t’ua kërkonte. Sa u bëra kryeministër, ua përcktova si kod, se pavarësisht se ligji nuk ua kërkon, do deklaroni pasurinë njëlloj si unë.

Kurse kryeministri aktual ka një familje. Edhe ai në familje ka një vajzë. Vajza e kryeministrit aktual, me kompaninë e saj, I Riu, fiton çdo javë, çdo muaj tendera. Në thyerje të Kushtetutës. Kushtetuta thotë se deputetit, i cili merr përfitime nga qeverisja vendore apo qendrore, dorëzon mandatin.

Kurse vajza e familjes Rama, thuhet as në ILDKP nuk bën deklarime, kurse ligji e barazon atë me djalin e Ramës.

Pra, të shkojmë më tutje. Çfarë bën Olsi Rama? Olsi Rama, ortak i Amant Josifit. Amant Josifi është i akuzuar nga drejtësia evropiane si strumbullar i grabitjes së 2.4 milionë eurove me kompaninë e tij Call-Center.

Amant Josifi ishte këtu, kishte urdhër-arresti për të, e përcollën në Dubai dhe paratë e Dubait po investohen tani në Durrës nga klani Rama. SKAP-i i partisë nuk lëshoi një urdhër arresti për Amant Josifin, sikur krimi të kishte ndodhur në Tanganika dhe jo në Call-Centerat e Tiranës.

Edi Rama nuk e pranon konfliktin e interesit sepse sarajet e tij me 720 metra gjatësi, i ka të ndërtuara në një kohë kur ka deklaruar gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë. E shoqja tha se i ndërtoi me paratë e Kurbanit. Paratë e Kurbanit nuk ekzistojnë në tatime. Rama më vonë tha se e ndërtoi me para emigracioni. Po nga i solle paratë, të zbritën nga qielli? Paratë lëvizin me banka, lëvizin me rregulla, me fatura.

Për të gjitha këto dhe vjedhje të tjera, Edi Rama refuzon komisionet. Çfarë bëjmë ne në parlament? Ne bëhemi stoli e tij. Kemi depozituar 31 ligje, midis të tjerave edhe ligjin për heqjen e parashkrimit për kryeministrat. Pra heqjen e parashkrimit për ish-kryeministrat, për Sali Berishën. Edhe ai nuk vjen, mbahet në sirtarin e Lindës. Atëherë mund të pyes unë, pse jemi në parlament?

Deputetët bënë një mbledhje të gjatë dhe refektuan se kemi dy alternativa, ose të ikim, ose të qëndrojmë aty në një qendresë in-ekstremis derisa të kthehen të drejtat tona të plota. Për këtë arsye e filliam në parlament, por ju garantoj se protesta ka si begraund absolut që shqiptarët të votojnë të lirë.

Çdo shqiptar, që do opozitë, që do rotacionin, që beson se pluralizmi politik është motor i zhvillimit të një shoqërie, duhet të angazhohet në këtë protestë. Protesta që filloi në parlament, po me të njëjtën forcë do përhapet në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha takohet me republikanët e Trump dhe konservatorët britanikë

Partia Demokratike forcon bashkëpunimin me Republikanët amerikanë dhe konservatorët britanikë për zgjedhjet e 11 majit …

Leave a Reply