Mbështetja për pronarët ishte pjesë e programit të qeverisë Berisha

Nga Luçiano BOÇI

E VËRTETA E THJESHTË

Në dosjen hetimore Berisha akuzohet se ndryshimet e tij në “Ligjin për pronat” dhe “Ligjin për sportin”, u bënë enkas për të favorizuar familjet pronare ku trashëgimtar ishte dhe dhëndri i tij z. Malltezi.

Vetë Berisha ka theksuar se mbështetja për pronarët ishte pjesë e politikave të tij programore.

Ai synonte përkrahjen e pronarëve në tërësi.

SI ËSHTË E VËRTETA?

Nuk do as mend e as kalem!

Mjafton t’i referohesh prezantimit të programit qeverisës të z. Berisha 2005-2009, në fjalën e tij të parë si Kryeministër i Shqipërisë në shtator të vitit 2005 në parlament, që gjithkush mund ta aksesojë në faqen Ëeb: https://shtetiëeb.org/…/programi-qeverise-sali-berisha…/

  1. Midis të tjerave ai thekson qartë dhe pralajmëron ndryshime ligjore dhe iniciativa për pronën. Objektivi i qeverisë së tij ishte i qartë:

“…RIKTHIMI ME PËRPARËSI I PRONAVE TË INSTITUCIONEVE TË KULTIT; RIKTHIMI I PRONAVE ISH-PRONARËVE MBETEN ZOTIMET TONA PËR RESPEKTIMIN E LIRIVE DHE TË TË DREJTAVE TË QYTETARËVE SHQIPTARË”.

Dhe:

“QEVERIA DO TË NDËRMARRË PËRMIRËSIME LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PËR:

GARANTIMIN E TË DREJTAVE TË PRONËSISE PËRFSHIRË PRONËSINË INTELEKTUALE”.

Për pronat që nuk mund të riktheheshin, saktësonte qartë se çfarë do bëhet:

“…KOMPENSIMI I TË GJITHA TROJEVE NGA QEVERIA PRONARËVE TË MËPARSHËM”.

Plus kësaj. Vetëm pas 100 ditësh qeverisje, ai do të deklaronte midis te tjerave se ndër sukseset e arritura sipas programit politik:

“…DO TË VLERËSOJA LIGJET PËR REFORMËN E PRONËSISË, AMENDIMIN E LIGJIT TË PRONAVE….”

  1. VKM-në që ndryshonte mënyrën e pagesës për privatizim të objekteve në pronat e kthyera, me letra me vlerë, BERISHA nuk e bëri enkas për MALLTEZIN pronar, por për të gjithë pronarët. Dhe këtë e vërteton paraljamërimi në programin politik qeverisës në 2005!!!!

Ja çfarë transmeton në fjalën e tij:

“…PRIVATIZIMIN E PLOTË TË SEKTORËVE STRATEGJIKË DUKE PËRFSHIRË KËTU EDHE PËRDORIMIN E LETRAVE ME VLERË TË QYTETARËVE SHQIPTARË”

  1. Ndërsa “presioni” i supozuar i administratës është thjeshtë dhe vetëm një vënie në jetë e premtimit të tij solemn:

“…ZBATIMI ME RIGOROZITET DHE NË KOHË I TË GJITHA VENDIMEVE TË GJYKATAVE, URDHRAVE DHE VENDIMEVE TË INSTITUCIONEVE, NDËSHKIMI ME RREPTËSI I SHKELËSVE TË LIGJIT PA ASNJË DALLIM”.

Qartësisht, thjeshtë e pastër ndryshimet ligjore janë në përputhje me PROGRAMIN E REFORMAT POLITIKE QEVERISËSE!!!!!

NUK PËRBËJNË FAVORE!!!!

About Redaksia

Check Also

Berisha takohet me republikanët e Trump dhe konservatorët britanikë

Partia Demokratike forcon bashkëpunimin me Republikanët amerikanë dhe konservatorët britanikë për zgjedhjet e 11 majit …

Leave a Reply