Berisha: Mandati i Shkodrës është mandat i Bajrëve!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë konferencës për shtyp se, mandati i Shkodrës është mandat i Bajrëve! Ai tha se, motiv themelor për betejën tonë pa kthim, është rikthimi i votës së lirë.

“Një moment dua t’ju sqaroj këtu. Nuk ka qenë e mundur të disponohen videot e të gjithë udhëtimit, të gjithë terrorit nëpër të gjithë Shkodrën, sepse njerëzit kanë frikë të japin videot.

Këto video kemi mundur të sigurojmë dhe këto video ua paraqitëm ju, të cilat tregojnë qartë se çdo gjë mund të ishte në Shkodër, përveçse votim jo.

Mandati i Bashkisë së Shkodrës është mandat i Bajrëve dhe ne kurrë nuk do e pranojmë.

Ne u deklarojmë shqiptarëve dhe në radhë të parë qytetarëve të Shkodrës, se motiv themelor për betejën tonë pa kthim, është rikthimi i votës së lirë, vota e qytetarëve pa terror të bandave kriminale, vota pa blerje masive të votës, vota e qytetarëve shqiptarë, njëlloj si qytetarë të vendeve të lira.

Është një betejë jo e lehtë, por është betejë që ne e fitojmë. I garantoj qytetarët se ne do e fitojmë këtë betejë dhe do u japim mundësi që të votojnë në dinjitet të plotë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ky është viti kur diaspora do përmbysë narkodiktaturën! Kandidaturat tona janë të denja për 3 parlamente

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vlerësoi maksimalisht angazhimin e diasporës shqiptare për të rrëzuar …

Leave a Reply