Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur nga kryesia e Kuvendit, pas vendimit për deputetët e opozitës është shprehur se, parlamenti është kthyer si një shpellë ku fshihen deputetët e mazhorancës. Gjatë fjalës së tij për gazetarët, kryedemokrati Sali Berisha tha se, Edi Rama ka tmerr nga kontrollet, prandaj dhe bllokon komisionet. Por sipas kryetarit të PD-së, komisioni McGonigal do të ngrihet, do apo nuk do Rama.
Deklarata e plotë e kryetarit të PD, Berisha
Ja mbathën, morën çantat dhe ikën. Kur e pamë se do të kishte një presion të madh, të arsyeshëm, nga deputetë e Partisë Demokratike të cilët po kërkonin aty shpjegime se pse ishin përjashtuar 7 ditë nga parlamenti dhe po jepnin argumente se ky vendim ishte i paligjshëm, i pabazuar në rregullore dhe ishte në shkelje të të drejtave të parlamentarëve të opozitës. Ata një e dy, morën çfarë kishin dhe ikën, shkuan se ku, nuk mund të themi, por u zhdukën. Pra, parlamenti me zhdukje, me klandestinë.
Me vendime të tilla krejtësisht të paligjshme sepse rregullorja përcakton qartë, deputeti ndaj të cilit merret masa, duhet të thirret dhe të dëgjohet.
Pyetje: Ju ishit më shumë deputetë …
Sali Berisha: Aty mund të shkojnë të gjithë deputetët. Në çdo komision janë të lejuar të marrin pjesë, ne ishim të ulur si audiencë, kurse aty në tavolinën qendrore ishin deputetët të cilët Edi Rama kishte njoftuar përjashtimin e tyre. Pra nuk kishte asnjë shkelje rregullore nga ana e deputetëve të opozitës. Përkundrazi, Edi Rama e di, që ne nuk i ndahemi, e ka të qartë që ne nuk i ndahemi pa rikthimin e të drejtave tona kushtetuese. Ai ka tmerr nga kontrollet e opozitës. Unë u them ju se, Edi Rama në mënyrë absolute nuk do të mund të pengojë komisionin McGonigal. Dua ta dini ju se është pyetur nga FBI, dy orë në aeroportin e Nju Jorkut, kurse këtu kërkon që shqiptarët të mos marrin vesh asgjë. Do ti marrin vesh që të gjitha. Do të marrin vesh që të gjithë aktet e pasurimit të tij si mamuth, të paligjshëm. Do të marrin vesh të gjithë mekanizmat për dhunimin e votës dhe blerjen e saj. Ne qëndrojmë dhe nuk tërhiqemi. Sot ky ishte një moment i betejës tonë, por kjo betejë nuk ka të ndalur.
Pyetje: Z. Berisha, Nallbati është gjithashtu anëtar i sekretariatit për Etikën në parlament. Ai mund ta shfrytëzonte rastin të fliste qetësisht në parlament.
Sali Berisha: Çfarë ndodhi. Ndodhi që ajo mori shkresat dhe iku, tha e kam marrë vendimin tha.
-E kishte marrë pa qenë deputetët…
Sali Berisha: Absolutisht. Kështu tha vetë, është e regjistruar. Unë tha e kam marrë vendimin, iku. I erdhën edhe anëtarët e tjerë të komisionit dhe shkuan se ku u ndrynë në një zyrë për të firmosur vendimin. Ja pra ky është parlamenti shpellë.
Pyetje: Z. Berisha, pavarësisht protestës tuaj në Kuvend ditën e sotme, ata do marrin vendimin. Ku ju bëni një betejë dhe rezultati nuk është ajo që kërkoni dhe pretendoni …
Sali Berisha: Ata marrin vendimin, por të jeni të sigurtë se ne do ta arrijmë rezultatin.
Pyetje: Të enjten si do të veproni në seancë. Deputetët e përjashtuar do të shkojnë në parlament …
Sali Berisha: Gjithçka do të vendoset nga grupi, do të mblidhemi, por ne vendimin nuk e njohim. Nuk njohim vendime të paligjshme. Por ju e patë vetë, janë të filmuar.
Pyetje: A keni një skenar tjetër përveç atij që shfaqet dje në seancën plenare.
Sali Berisha: Ka shumë skenare.
-A mund të na thoni?
Sali Berisha: Jo! Sepse siç e sheh ti, kjo është një betejë që zhvillohet nga një grup deputetësh për herë të parë në historinë e demokracisë shqiptare në këtë formë.
Mirupafshim.