Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar edhe për padinë e PS ndaj Deputetit të PD, Bledion Nallbati. Berisha tha se, ia dërguan një organizate tjetër kriminale siç është SKAP-i i partisë.
“Asgjë tjetër veçse ia dërgoi një organizate tjetër kriminale siç është SPAK, që funksionon i tëri nën këmbët e Edi Ramës me fabrikime, falsifikime kriminale. Me lidhje me bandat dhe krimin.
Në këtë aspekt, nuk ka asnjë lloj habie se përse këta i drejtohen tani SKAP-it të partisë.
I bindur të jesh ti se demokratët janë shumë të vendosur kësaj here.
Mund t’i them Edi Ramës se ky është vetëm fillimi. Ta dijë Edi Rama.
Deputetët do jenë aty ku i thërret detyra. Të gjithë!
Deputetët do jenë aty ku e kanë vendin. Beteja është betejë!”, tha Berisha.