Nga Eduart HALIMI
5 PA PËRPUTHSHMËRI JURIDIKE RRETH MARRËVESHJES SË MIGRACIONIT ME ITALINË
❌1. Marrëveshja nuk është në përputhje me vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në çështjen “J.A. dhe të Tjerët kundër Italisë”, me nr. aplikimi 21329/18, datë 30.06.2023 (final)
❌2. Marrëveshja nuk është në përputhje me nenin 5, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pasi emigrantëve, të cilët vendosen në këto kampe, u hiqet LIRIA në mënyrë KOLEKTIVE me vendim qeveritare pa mundësi ankimi gjyqësor !
❌3. Marrëveshja nuk është në përputhje me nenin 4, të Protokollit 4, të KEDNJ-së që parashikon ndalimin e dëbimeve/largimeve KOLEKTIVE, si për 3 mijë apo 36 mijë.
❌4. Marrëveshja shkel rëndë gërmën “a”, të pikës 121, të Kushtetutës sepse çdo marrëveshje ndërkombëtare që lidhet nga Republika e Shqipërisë dhe që ka lidhje me dhënien e territoreve apo juridiksioneve, duhet të bëhet VETËM me ligj.
❌5. Edhe sikur të mos ekzistonte detyrimi i mësipërm, marrëveshja ndërmjet dy qeverive shkel pikën 3, të nenit 121, të Kushtetuës sepse Kryeministri nuk rezulton të këtë njoftuar Kuvendin për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje 👇👇