Pse pikërisht Lezha “Pikë grumbullimi” i refugjatëve të botës?

Prof. Gjok VUKSANI

Kush e njeh sadopak zonën e Lezhës e di se është zona më e rëndësishme nga pikpamja e pozicionit gjeografik për veriun e Shqipërisë.
Aty kryqëzohet rruga e kombit, rruga për Shkodër dhe Malin e Zi, madje edhe rruga për Dibër.
Ky vend i bekuar nga zoti ka nje vijë bregdetare të papërsëritshme nga “Rana e Hedhun” (mrekulli natyrore) plazhi i Shëngjinit, Vainit, Tales, Patokut dhe Gotullës. Në këto plazhe pushojnë me mijëra shqiptar nga Shqipëria ,nga Kosova dhe trojet e tjera shqiptare.
Nga pikpamja ekologjike është një nga sistemet më interesante të Shqipërisë duke filluar nga Lumi Drin që kalon përmes qytetit të Lezhës, malet dhe kodrinat që zbresin deri në detë, si dhe lumin Mat që ndan Lezhën me Kurbinin.
Lezha ka edhe dy fushat më pjellore të veriut “Bregun e Matës” dhe “Zadrimën “që kultivojnë dhe prodhojnë prodhime bujqësore nga më të larmishmet, nga Agrumet dhe Ulliri deri tek Perimet dhe Kivi.
Pasi thuhen të gjitha këto një mendje racionale pyet pse pikërisht ky vend i begatë është përzgjedhur nga Kryeministi si “Pikë grumbullimi e refugjatëve të Botës së tretë”.
Fakti që Lezhjanët janë njerëz të kulturuar, të paqtë dhe jetojnë në harmoni me njëri-tjetrin nuk përbën argument për t’ju sjellë një të keqe të madhe që do të ndryshojë në menyrë përfundimtare cilësinë e jetesës së tyre.
Fakti se kjo zonë priti me dashamirësi “Afganët“e larguar nga lufta nuk është prapë një argument shtesë që gjithashtu atyre t’ju vëndoset një barrë tjetër në shpinë, pa i pyetur fare.
Fakti që Lezha ka patur nje kamp internimi në “Torovicë” gjatë regjimit komunist nuk është domethënës që ai të rikthehet.
Në kohën kur pritej nga qeveria që të zgjerohej rruga që të çon në Shëngjin apo Gjadër në menyrë që turistët nga gjithë Europa të shijonin mrekullitë e natyrës lezhjane.
Në kohën kur pritej me padurim rruga që do të lidhte Shëngjinin me Velipojën dhe tuneli lidhës Balldre-Shëngjin, qeveria sjell refugjatë me shumicë.
Ne nuk kemi asgjë kundër refugjatëve që për arsye të kushteve të vështira ekonomike apo politike tentojnë të shkojnë në Itali apo Gjermani, por shqiptaret nuk kanë asnjë arsye që të bëhen “vegël” në duart e të tjerëve për të cënuar lirinë dhe të drejtat e tyre dhe për të prishur përfundimisht jetesën e lezhjanëve që jetojnë në harmoni me njëri-tjetrin dhe tokën e tyre.
Një mendje racionale nuk arrin te kuptojë që një zonë me potenciale të jashtezakonzhme në zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë të shndërrohët në “Kamp përqëndrimi “për njerëzit e dëshpëruar të botës që për hirë të vërtetës vëndi ynë nuk ka qënë destinacioni i tyre.
Prandaj unë ju bëj thirrje patriotëve të mi të reagojnë, mos të heshtin sepse kjo që po ndodh sot do të jete jo vetëm tek ata por per fëmijët dhe nipërit e tyre.
Edhe pushteti lokal duhet të jetë në krah të zgjedhësve të tyre jo të qeverisë, sepse vitet kalojnë shpejt dhe nuk do mbahet mend kush ka shtruar rrugën e Tales por kush lejoj që në Lezhë rë ngrihet “Pika e grumbullimit te refugjatave ta gjithe botes” .
E ne këtë situatë, natyrshëm mund te thuhen fjalet;
Mos i fal o Zot sepse ata e dine cfare bejne.
Prof.Gjok Vuksani
Nga Lezha

 

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i Kasanof nxori zbuluar axhendën e Kim dhe Escobar!

Nga Armand MAHO Deklarata e zotit Alexandër Kasanof, Zëvendës Ndihmës i Sekretarit të Shtetit për Çështjet …

Leave a Reply