Jamarbër Malltezi i drejton 8 pyetje gjykatës Irena Gjoka, kamikazes politike të Edi Ramës në Gjykatën e Posaçme.
Pyetjet për gjyqtaren Irena Gjoka:
- Pse keni shkelur ligjin?
- Pse shkelni të drejtat e qytetarit?
- Pse më keni mbajtur në burg 15 ditë paligjshëm? Ti ke detyrim ligjor. Pyes për paligjshmërinë tuaj?! Zbatoni urdhërat e Edi Ramës ndaj nuk e ke zbardhur?!
- A e di veten mbi ligjin? Njëlloj si Edi Rama që shpërdoron detyrën (me vendim gjykate) e nxjerr ligje e VKM me emra individualë për miqtë e vet?
- Po ju prokurorë kështu mbroni interesin publik? A ju nxit urrejtja ndaj pronarëve të ligjshëm, apo urdhri politik, që shkelni deri të drejtat kushtetuese?
- Ku qenka interesi publik që të burgosni një pronar dhe profesor që as nuk ka rrezikshmëri fare dhe i ka mes Tiranës pronat e fituara nga trashëgimia?
- Ka 7 masa kufizuese. A për mik, a për urrejtje, apo për urdhër politik paskeni zgjedh më të rëndën? Se rreziku është, zero meqë Rama nuk kthen sendin e vjedhur, por i vjedh për miqtë me VKM me emër të përveçëm.
- A nuk jeni në konflikt interesi në këtë çështje, kur del se ju jeni shkarkuar për korrupsion në vitin 1996, kohë kur ishte Berisha president, apo urdhri politik prevalon.