Balliu: Aksioni i opozitës do jetë frontal ndaj narko-diktaturës

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu deklaron se Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar për të vendosur për fillimin e aksionit opozitar. Balliu thekson se nuk ka asnjë alternativë tjetër që të “përballemi me narko diktaturën se sa protestat dhe mbrojtja e parlamentarizmit në Shqipëri”. Ai shprehet ndër të tjera se PS ka dalë hapur me planin e saj për rivendosjen e diktaturës në Shqipëri.

“Ne jemi të detyruar nga pikëpamja statusore që kryetari duhet ti përgjigjet një mocioni mosbesimi pas zgjedhjeve dhe ne duhet ti përgjigjemi statutit. Kjo është dhe me një rëndësi jetike për aksionin opozitar që të mblidhet Kuvendi kombëtar. Nuk ka diskutim që janë strukturat e opozitës që të duhet të marrin përsipër aksionin ballor dhe frontal ndaj narkodiktaturës.

Nuk ka asnjë organ më të rëndësishëm se Kuvendi Kombëtar dhje duhet që ata ta japin urdhrin e këtij aksioni që i dihet fillimi por jo përfundimi i saj. Sot ky aksion nuk është i ndërlidhur me një çështje partiake por me shtetin  së drejtës dhe kushtetutës. Opozita, kushtetuta dhe ligji sot nuk p respektohen nga pushteti. Ngritja e komisioneve hetimore që ngrihen në çdo vend të botës ku  ka demokraci parlamentar këtu në Shqipëri nuk po lejohet.

Sot refuzohet dhe është absurde e kjo nuk mund të ketë asnjë përgjigje tjetër pasi sot ka dalë hapur me planin e saj për rivendosjen e diktaturës në Shqipëri dhe nuk ka formë tjetër përballje se sa në sheshet e vendit”, tha Balliu për Syri TV.

About Redaksia

Check Also

Berisha takohet me republikanët e Trump dhe konservatorët britanikë

Partia Demokratike forcon bashkëpunimin me Republikanët amerikanë dhe konservatorët britanikë për zgjedhjet e 11 majit …

Leave a Reply