Korreshi për Ramën: O është hajduti më i madh, o është budallai më i madh!

“O është hajduti më i madh, o është budallai më i madh!” Kështu gjykon deputeti i PD, Saimir Korreshi, për kreun e qeverisë, Edi Ramën, që ka zgjedhur ta injorojë opozitën në të gjithë denoncimet për korrupsionin.

“Korrupsioni ka qenë në shtëpinë e kryeministrit, nga atje ka dalë, mendon ti se vodhën 430 milionë euro të inceneratorëve dhe nuk di gjë Kryeministri?!”, tha Korreshi sot gjatë një prononcimi në SYRI TV.

“Po ka shtet të botës me këto lloj shumash që …?! E kupton, është sa 1/10 e buxhetit! Mendon ti se Kryeministri ka qenë në gjumë dhe nuk di ku kanalizohen dhe derdhen këto?! Vetëm një ministre e Financave idiote mund të thoshte ” jo, lekët e inceneratorëve nuk dalin nga Buxheti i Shtetit, se ne ia japim bashkive dhe ato i paguajnë”!!! Çmenduri ajo që po ndodh këtu!

Nuk e di kryeministri se 17 Vendime të Këshillit të Ministrave, dalin nga kompjuteri i inceneraotrëve dhe shkojnë tek Kryeministria e aprovohen brenda ditës, po të njëjtat, siç kanë shkuar me e-mail?! Kush është ky që nuk i ditkërka këto?! S’ka mundësi! Si u bëkan gjithë këto gjëra?!

Kur flitet në media, nuk bëhet kurioz ky njeri “çfarë po ndodh?! Po ku qenka ky inceneratori që po merrka gjithë këto para nga buxheti i shtetit?!” Kjo do të thotë që ka dy mënyra: Ose ti je hajduti më i madh që qëndron, ose je budallai më i madh që s’je i aftë për atë punë dhe duhet të ikësh!”, tha Korreshi.

About Redaksia

Check Also

Berisha takohet me republikanët e Trump dhe konservatorët britanikë

Partia Demokratike forcon bashkëpunimin me Republikanët amerikanë dhe konservatorët britanikë për zgjedhjet e 11 majit …

Leave a Reply