Propaganda personale i ka kapur majat në një një qark të mbyllur i cili është qëllim dhe njëkohësisht mjet për të mbajtuar pushtet dhe përdorur pushtetin për kontrollin e gjithçkaje dhe nëse dikush nuk i shkon pas avazit e kërcënon. Në progres-raportin e Komisionit Europian 2023 për Shqipërinë, ka një pasazh specifik për Erion Veliajn. Ndonëse janë kujdesur të mos e përmendin me emër, qartësisht bëhet fjalë për të.
“Në korrik 2023, organizatat ndërkombëtare mbikëqyrëse të medias i kërkuan një zyrtari të nivelit të lartë vendor që të përmbahet nga kërcënimet dhe ngacmimi i një gazetareje, pas raportimit të saj për një rast korrupsioni”, shkruan Komisioni Evropian në raportin e tij për Shqipërinë për vitin 2023. Ky zyrtar i nivelit të lartë vendor është Lali Eri, i cili edhe këtë herë nuk kishte si të mungonte negativisht.
Raporti i referohet përplasjes aspak etike dhe me tone kërcënuese të kryebashkiakut Veliaj ndaj gazetares Ola Xama, e cila duke iu referuar dosjes hetimore për inceneratorin e Tiranës publikoi shkrimin me titull: “Projekti i inceneratorit të Tiranës u inicua nga Erion Veliaj”-thotë SPAK. Ka mjaftuar vetëm referimi i gjetjeve hetimore që Veliaj të shfrynte dhe kërcënonte gazetaren. Për këtë çështje reaguan organizmat ndërkombëtarë të medias, ndërsa media në vend u kujdes që jo vetëm të mos publikonin reagimet, por as të citonin atë çfarë dosja e SPAK kishte specifikisht për Veliajn.
E ky kryebashkiak që vëtëshpallet si “ndër më të mirët” në planet në rangje drejtuesish lokalë, në fakt do mbetet aty përjetë, në atë raport të zi. Mjaftojnë pak rreshta për ta cilësuar si person që kërcënon dhe shantazhon median, duke përdorur pushtetin politik, mediatik apo edhe oligarkik, që gjithsesi është i lidhur ngushtë me të ashtëquajturin “pushteti i katërt”./Boldnews